• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, vdes një person (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Automjeti tip “BMW” me targë AA 708 OU, ka përplasur një këmbësor të moshuar rreth të 70-ve, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *