• |
ide | kryesore

Reagon policia: Stresi, anëtar i një grupi kriminal që akuzohet për vepra të rënda

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp për arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushanj i njohur me emrin e artit, “Stresi”.

Në njoftim thuhet: “Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal .

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .

Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal”- mbyllet njoftimi i policisë. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Nje nga zarat e shumte te lacit vis martinit,qe ky eshte zar i bosit Zenit te saliut,prandaj saliu nuk foli dhe nuk do flase per ngjarjen ne bllok.

    1. i pa emer aty ku rrinte martinaj o kokderr ,rrinte askush tjeter pos arben ahmetaj e ridhjeres tjer.zeni i saliut as nuk shkon ne keto qenefe ku rrini ju krymbat e qenefit.ndoshta i biri i coftires ruqi,i monstres enver ermali e keshtu me radh.

  2. Ketu ka pak shto uje, e shto miell, sepse,,,, ku eshte grupi qe eshte survejuar kaqe muaj, e c;veprime, e me se jane marre. Ka gango, e bije qeveritaresh qe kercenojne police, e keta nuk ndihen, por nese ka shkelje, drejtesia ta thote me ndershmeri procesin, e proceduren, sepse ne kete kohe policia po ben jojra kamerash, pergjimesh, ndjekjesh, e rezultatet jane vetem ne kurriz te pa te perkrahureve. Zbatimi i ligjit nga organet e prokurorise e gjykate, cuken te dorezuar, e jane bere vegla ne sherbim te fallsiteteve te ruajtjes se poshtersive te tyre.

  3. Policia ne kete vend eshte e mbushur me rrota karrrrrri. Te cilet vijne nga 80% rural i ketij vendi rural.

  4. Po me stresin merreni ju?Futjuni me ne thellsi grupit dhe atyre te medhenjve qe jan mbrapa se kte korben as qe e pierdh njeri,rrezik e mbajn per tu bler fara e uji aty

  5. Mbroini keta plehra more kelysh Kurvash dobica te saliut dhe visit,lepijuni ketyre mostrave pjella te vicidolit qe e bene tiranen shurrtore.izeti po vjen o skiftera blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *