• |
ide | kryesore

PSG-Crvena Zvezda, UEFA shtyn vendimin …

Sport



Komisioni i kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s ka vendosur të shtyjë në kohë sanksionet lidhur me problemet që ndodhën në Parc des Princes gjatë ndeshjes mes PSG dhe Crvena Zvezda që u luajt në 3 tetor. Vendimi pritej të enjten, por komisioni është shprehur vetëm për akuzën e vonesës së nisjes së sfidës.

Ndeshja në fjalë nuk arriti të fillonte në kohë dhe klubi i kryeqytetit francez do të duhet të paguajë një gjobë prej 20.000 € për shkak të mospërmbushjes së këtij detyrimi. Trajneri i skuadrës Thomas Tuchel gjithashtu ka marrë një paralajmërim për mosdaljen në kohë në fushën e lojës.

Dy akuzat e tjera që bien mbi PSG janë me peshë më të rëndë. Edhe pse tribuna Auteuil ku qëndrojnë ultrasit parisien ishte mbyllur për të shmangur incidentet me tifozerinë serbe, gjithsesi tymuese janë hedhur brenda saj. Përveç kësaj, pranë stadiumit ka pasur përplasje midis një grupi tifozësh dhe forcave të rendit.

Zyrtarët e Parisit i druheshin sanksionit me “dyer të mbyllura” të pjesshëm apo të plotë, për këto dy vepra penale. Shqetësimi i tyre do të mbetet deri kur të përfundojnë hetimet, moment ku do të bëhen të ditura edhe sanksionet e plota dhe përfundimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *