• |
ide | kryesore

Detajet/ Kush janë dy shqiptarët e arrestuar sot me kanabis në Greqi (FOTO)

Lajme



Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacion antidrogë të përbashkët me Policinë greke, ku 73 kg marijuanë dhe 2.3 kg kanabis çokollatë u sekuestruar, ndërsa dy shqiptarë 24 dhe 35 vjeç u vunë në pranga.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike një 24-vjeçar nga Saranda dhe pritësi i lëndës narkotike, një 35-vjeçar nga Delvina.

Njoftimi: 

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antdrogën, pas informacioneve të marra   nga Policia Kufitare e Sarandës,  se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Sarandë   ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil,  kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur  që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti IGumenicë të ndalohet një mjet tip JEEP me targa IKH 4455 me drejtues shtetasin shqiptar A. M. 24 vjeç, lindur  në Sarandë dhe banues në Selanik .

Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën  rreth 73 kilogramë  dhe 840 gramë canabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar),  që dyshohet se e ka marrë në një rrugë  rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e  Sarandës dhe Policia e Sarandës.

Në vijim te hetimeve  të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi I lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C., 35 vjeç lindur në  Delvine dhe banues provizor ne Athinë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët  për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

(FOTO) Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi, 73 kg marijuanë në makinë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *