• |
ide | kryesore

Stresi sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë

Paparazzi, Slider



Stresi do të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas akuzave për trafik droge dhe krime kundër personit. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në një dhomë hoteli në Linzë në shoqërinë e një vajze.

Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimend Lushaj, ishte prej 1 viti në përgjim. Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Policia bëri me dije se në grupin kriminal, Stresi nuk ka rol drejtues por periferik. Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua dy netë më parë pasi kishte informacion se do të ikte jashtë shtetit.

Ndërkaq burime nga policia bëjnë të ditur se në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera në Tiranë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe Stresi.

Ky grup dyshohet se vepronte me shitjen e drogës në zonën e ish-Bllokut, por edhe në periferi të Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *