• |
ide | kryesore

Debati në Greqi/ Pse kanë për të mbetur mister emrat e portaleve shqiptare të financuara nga Athina

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Athinës ka urdhëruar fillimin e hetimeve pas publikimit se fonde sekrete të ministrisë së Jashtme janë përdorur për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni.

Në pozicionin e të dyshuarit është portali “iefimerida.gr”. sipas portalit, hetimet do të bazohen në nenin 146 të Kodit penal, “mbi shkeljen e sekreteve të shtetit”.

Në një editorial portali mbron vetëveten, duke shënuar se çështja e fondeve sekrete u hap fillimisht nga ministri i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes, gjatë debatit që zhvilluan në mbledhjen e qeverisë, ditën e martë.

Pas këtij debati, “iefimerida” publikoi një shkrim bazuar mbi dëshmi deputetësh. Sipas shkrimit, më 10 tetor, në kryesinë e parlamentit ishte shqyrtuar fatura e fundit e ministrisë së jashtme, me vlerë 1 milionë euro. Arsyetimi që shoqëronte alokimin e këtij fondi, ishte se qe përdorur për të financuar media në Shqipëri e Maqedoni, si dhe për të mbështetur kisha ortodokse jashtë Greqisë.

Zërat për shpërdorime të fondeve sekrete në Greqi, datojnë që në fillim të viteve 1990.

Sipas ligjit, janë disa ministritë që kanë fonde sekrete; “pjesa e luanit” i përket ministrisë së jashtme.

Siç raporton portali “i.gr”, është mjaft e vështirë për të mos thënë e pamundur, të mësohet adresimi i saktë i parave që jepen nga fondet e fshehta. Madje këtë nuk e di as komisioni prej pak anëtarësh i parlamentit. Raporti përmban vetëm shumën dhe qëllimin se përse u paguan ato para. Kjo, shton portali, do të thotë se vetëm ministri (dhe me gjasë dy tre bashkëpunëtorë të ngushtë të tij), e dinë se ku saktësisht shkojnë paratë. Askush tjetër.

Në 2012, kur kryeministri Tsipras ishte lider i opozitës, paditi ministrinë e jashtme greke për keqpërdorim të fondeve sekrete. Sipas akuzës, paratë nuk ishin përdorur për promovimin e interesave kombëtare, po për qëllime të tjera. Mirëpo hetimet nuk dhanë ndonjë rezultat./ora news



3 Comments

  1. hajde ta marresh me mend sikur te kishte ndodhur e kunderta qe bush ati i MPJEte kishte financuar portale greke si do kishte gezuar Rama dhe do ishte bere nami ne greqi dhe Rambushati do dilte nacionalisti me i madhe ne Shqiperi duke ja kalu edhe Skenderbeut ,e papame ta imagjinosh o plak

    1. i pa emer e me mut ne tru ik ne qenef dhe ha mut tashem edhe te janatullos rama e bushatis pidhis,ermutv,tema,7,report tv,klan,abc,top news e top chanel,vizion plus ,ora ilva tare,muq nano,dy nazarkot,mero baze,mingjozi,vangjelis lopolipidhis,vasjaris bythlepiris,ditmutis bushatis mutis .gazetat tema,shqip,shqiptarja.com,dita,jan vet bytha e janatullos zerva.shto ketu edvin qelbin,me dy vllezrit olsi e gregor,geron e fatmut xhafat,sajmir e bashkim is tahiris,frrok,ndok,rosh,dosh,prenga e pjerdhin ndrea,artur busha e paulin sterk muta,sadri abaza e erionka velija GRISELDrrahman e regjep rraja,toni kombinata e shullaza etj .kaq mut nuk mund te mbledhes as ne depot e qelbit ne indi,brazil.

  2. i pa emer e me mut ne tru ik ne qenef dhe ha mut tashem edhe te janatullos rama e bushatis pidhis,ermutv,tema,7,report tv,klan,abc,top news e top chanel,vizion plus ,ora ilva tare,muq nano,dy nazarkot,mero baze,mingjozi,vangjelis lopolipidhis,vasjaris bythlepiris,ditmutis bushatis mutis .gazetat tema,shqip,shqiptarja.com,dita,jan vet bytha e janatullos zerva.shto ketu edvin qelbin,me dy vllezrit olsi e gregor,geron e fatmut xhafat,sajmir e bashkim is tahiris,frrok,ndok,rosh,dosh,prenga e pjerdhin ndrea,artur busha e paulin sterk muta,sadri abaza e erionka velija GRISELDrrahman e regjep rraja,toni kombinata e shullaza etj .kaq mut nuk mund te mbledhes as ne depot e qelbit ne indi,brazil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *