• |
ide | kryesore

Video / Frenohet Juventus, merr barazimin e parë këtë sezon

Sport



Ky Juventus njihte vetëm një fjalë: fitore. Por, në Stadium zbarkoi Genoa dhe ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, duke rrèmbyer një pikë dhe duke i dhënë fund ecurisë së gjatë të fitoreve të bardhezinjve në kampionat.

Ekzaktësisht: tetë. Meritë e trajnerit Juric që, i thirrur sërish në detyrë, merr në shtëpi një rezultat të dobishëm në një nga stadiumet më të vështirë të Europës. “Mea culpa”, gjithsesi, i takon “Zonjës së Vjetër”. Bardhezinjtë e dominuan gjerë e gjatë takimin, duke shpërdoruar këtu dhe atje. Cristiano Ronaldo (18′), regjistroi golin e tij të pestë në Serie A, duke i dhënë iluzionin e fitores tifozerisë bardhezi.

Po më pas, me një goditje sa potente aq dhe kirurgjike, mendon Bessa (68′) të zbresë “Zonjën” në planetin tokë. Dhe këtu nis një sfidë tjetër. Por kampionët e Italisë, pavarësisht ndërrimeve super luksoze, janë të zbehtë në besim dhe qetësi. Nuk ndryshon asgjë deri në fund me takimin që mbyllet 1-1. Një rezultat, që nuk është bileta më e mirë për t’u prezantuar në “Old Trafford”.

https://www.youtube.com/watch?v=fHoVExsG9OM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *