• |
ide | kryesore

H&M në bashkëpunim me Moschino, publikohen fotot e veshjeve

Paparazzi, Slider



Adhuruesit e modës janë gjithë sy e veshë për të zbuluar krijimet e stilistit Jeremy Scott për markën “H&M”, pasi u bë publik lajmi i bashkëpunimit mes tyre. “Elle” ka publikuar imazhet e gjithë koleksionit për markën suedeze dhe duket se stilisti i është rikthyer stilit të viteve ‘80. Scott nuk ka hequr dorë nga logomania dhe dashuria e tij për personazhet e Disney-t, të cilat mbizotërojnë në gjithë koleksionin ashtu siç tek femrat dhe meshkujt. Ndërkohë që të shumta janë krijimet e lëkurës, të ndërthurura me printet e zinxhireve të arit dhe një rëndësi të veçantë zënë edhe xhinset, të cilat janë më të gjëra se zakonisht.
“Gjithmonë kur krijoj, mendoj për miqtë e mi. Ky koleksion mes Moschino dhe H&M është një festë e madhe që gëzon për argëtimin, kreativitetin, energjinë e njerëzve dhe të koleksionit” – tha Jeremy Scoot.
“Më pëlqen shumë sesi Jeremy përcolli shpirtin e këtij bashkëpunimi. Prezanton një koleksion shumë të guximshëm dhe plot jetë, që do të argëtojë të gjithë njerëzit pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë” – u shpreh Ann-Sofie Johansson, drejtoresha kreavtive e H & M.
Koleksioni do të jetë gati për publikun me 8 nëntor, ndaj keni edhe disa ditë kohë për të kursyer para që të bëni tuajin krijimet e Jeremy Scott.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *