• |
ide | kryesore

Vlorë, kapet me kokainë 27-vjeçari. E kishte bërë gati për shitje

Lajme



Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Fast Service” ku është arrestuar në flagrancë Pavlin Lulaj 27-vjec.

Arrestimi i të riut nga fshati Gjormë me banim në Vlorë është kryer në banesën e tij ne lagjen “10 Korriku”.

Gjatë kontrollit të banesës policia ka sekuestuar në cilësinë e provës materiale 30 doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “Kokainë”.

Gjithashtu janë bllokuar dhe një veturë e markës Fiat Punto me targë AA 845 AZ, një aparat celular.

Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *