• |
ide | kryesore

Gigi Hadid paditet për foton e paparacit

Paparazzi, Slider



Gigi Hadid është paditur për publikimin e një fotoje në Instagram. Ishte fotoja e saj, e bërë nga paparacët, por ishte postuar pa të drejtën e autorit. Kjo është absurde sipas saj, sepse ata i cënojnë vazhdimisht privatësinë në çdo moment të ditës.

“Pozova/Qesha për foton sepse e kuptoj që kjo është pjesë e punës sime, kjo ishte një situatë e përshtatshme për shtypin, dhe kështu paparacët sigurojnë jetesën. Por shumica e rrethanave nuk janë kështu, psh kur dal nga shtëpia apo çdo herë që ndiej që privatësia ime po shkelet, të bëj gjërat e përditshme bëhet e vështirë.”- ka thënë ajo në Instagram.Ajo u shpreh gjithashtu se ka një ngarkesë emocionale ku shpesh detyrohet të qëndrojë e mbyllur në shtëpi për të mos u përballur me këto situata. Ajo është e shqetësuar për faktin që këta paparacë lejohen ligjërisht t’i ndjekin çdo ditë, ndërkohë që ajo u dënua për postimin e një foto ku ndodhet vetë ajo, të marrë nga Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *