• |
ide | kryesore

Infojobs ironi me Lopetegui, fantastike gjetja e kompanisë së punësimit

Sport



Julen Lopetegui është në rrugë e sipër drejt daljes nga Madrid, në mos ndonjë mrekulli nuk kthen kursin e ish-teknikut të përfaqëesues së Spanjës. Një fillim sezoni i tmerrshëm, me 5 humbje mes Superkupës Europiane, Liga e Champions League e një thatësirë goli prej 481′ që sidoqoftë u ndërpre në ndeshjen e humbur me Levante nga goli i Marcelos. Fakte që gozhdojnë Lopetegui, i cili kapet tashmë vetëm tek kalendari: ndeshjet afër njëra tjetrës mes Champions e kampionatit i japin një tjetër shans, por më shumë se ndeshja me Viktoria Plzen ajo që vendos gjithcka është El Classico i 28 tetorit.

Por nëse Perez pret, nuk mund të thuhet se kanë të njëjtin durim frekuentuesit në rrjetet sociale, që e kanë vënë në shënjestër prej kohësh teknikun. Vetëm se këtë herë gjetjen më të bukur e ka bërë kompania e punësimit Infojobs në faqen zyrtare në Tëitter: dy postime ironike që tregojnë aktivitetin intensiv të Perez, në kërkim të një trajneri të ri.

I pari tregon Lopetegui duke folur në telefon, i dyti sheh Perez që, gjatë ndeshjen me Levante, formon numrin në celular dhe dërgon një mesazh, që u transformua nga Infojobs me diciturën …: “Momenti kur Florentino publikon ofertën në seksionin “trajnerë” në aplikacionin e InfoJobs”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *