• |
ide | kryesore

Vidal nuk aktivizohet nga Valverde…fle në pankinë

Sport



Barcelona fiton, por ky fakt nuk e zbeh aspak humorin e keq të Arturo Vidal, që ka përjetuar një tjetër ndeshje në pankinë. Valverde ishte i qartë, mesfushori duhet ta fitojë vendin në fushë dhe reagimet e tij ndaj vendimeve të teknikut nuk i kanë pëlqyer. Kështu, edhe kundër Sevilla, kileni e ka mbyllur ndeshjen aty ku e filloi.

Sipas asaj që raporton Marca, Vidal nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij, sidomos edhe pas zëvendësimeve të bëra nga Valverde. Një mesazh i qartë për mesfushorin. Zëvendësimi që pasoi golin e Luis Suarez flet vetë: del Arthur, edhe ai i blerë në verë por shumë më iaktivizuar se Vidal, dhe futet…Sergi Roberto.

Një mbrojtës krahu i adaptuar si mesfushor e për më tepër që vinte nga dëmtimi, në vend të një futbollisti që u ble për ti dhënë tjetër forcë mesfushës katalanase. Një goditje e rëndë për Vidal, që nuk arriti të luante as për një pjesëz loje, gjë që e bëri të heqë tërësisht mendjen nga ndeshje dhe …të marrë një sy gjumë. Vidal është kapur nga telekamerat me sy mbyllur në pankinë, plotësisht i pa interesuar për ndeshjen. Situatë kjo që nuk do të kalojë pa zhurmë. Deri tani, asnjë postim në rrjetet sociale si ka urdhëruar Valverde. Por sa do të zgjasë paqja?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *