• |
ide | kryesore

Ministri rus: Trump e Putin mund t’i zgjidhin bashkë problemet

Planet



Ministri rus i Mbrojtes, Sergei Shoigu deklaroi se Moska dhe Uashingtoni mund të zgjidhin një numër problemesh globale nëse punojnë së bashku.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton.

“Kjo ka të bëjë edhe me çështjet strategjike të parandalimit bërthamor, dhe sigurisht me çështjet e zgjidhjes së konflikteve të mëdha që vazhdojnë prej shumë kohësh,” – tha Shoigu.

“Unë jam i sigurt se dhe ndërmarrja e hapave të vegjël do ndihmojnë në marrëdhëniet tona dhe në rivendosjen e besimit,”- shtoi ai

Shoigu dhe Bolton u takuan mëngjesin e së martës, në ditën e dytë të vizitës së John Bolton në Moskë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA pritet të takojë Presidentin rus Vladimir Putin më vonë gjatë ditës.



1 Comment

  1. me mundesi ne zbrazje ,problemet e interesit nuk kan zgjillje ,ka dy rrug e drejta verteta te pranohet nga gjith qe behet rregullator per gjith,ose konfrontimi,kjo eshte e qart ,raliteti ka zbritur ne shesh pasqyron politikat interesat dhe disfavoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *