• |
ide | kryesore

Pas debatit në “Open”/ A u trodhën gazetarët përballë Berishës?

Arkiva, Kryesore



Një postim i shefit të propagandës së Ramës, Endri Fuga ka hapur edhe njëherë një debat që vlon prej kohësh, atë të sjelljes së gazetarëve ndaj Ramës dhe Berishës. Pas emisionit “Open”, ku ish kryeministri u gjend përballë, Eni Vasilit, Çanit, Iliazajt dhe Pezës, Fuga bëri një status ku vërejti se gazetarët u sollën si të tredhur. “Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrëm në pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike’.

Provokimi i Fugës për gazetarët që pyetën Berishën

Në fakt ky konstatim i Fugës, se me Ramën shtypi është më i lirë, sesa në kohën kur Berisha ishte kryeministër, është rimarrë herë pas here edhe nga gazetarë pranë qeverisë. Ata të gjithë vërejnë mënyrat e sjelljes në studio për të nxjerrë një konkluzion të përgjithshëm për gjendjen e medias në Shqipëri.

Dhe në të vërtetë, po të nisesh nga toni, batutat apo edhe epitetet që gazetarët përdorin përballë Ramës në studio televizive, kryeministri aktual duket më tolerant sesa paraardhësi i tij. Por kjo ka të bëjë më shumë me karakteret e ndryshme të Ramës dhe Berishës sesa me konceptet e tyre për lirinë e shtypit. Berisha mund të jetë i ashpër, herë pas herë kërcënues dhe përdor metodat e një lideri autokrat në dialog me shtypin, por ai kurrë nuk mund të përqeshë dhe të imitojë në studio, siç bëri Rama së fundi me Rudina Xhungën, ai kurrë nuk kalon në tallje dhe ironi banale siç bën Rama me Fevziun, Eni Vasilin apo Ilva Taren. Berisha i vesh atij që ka përballë mantelin e armikut e fillon luftën me të. Rama i hedh petkun e kllounit dhe do të bëjë shou pa fund.

Mirëpo kjo lloj sjelljeje diametralisht e kundërt, që varet nga tipologjia krejt e ndryshme e këtyre dy politikanëve, përpos të dhënave për ta nuk tregon asgjë nga gjendja e medias në periudhat që kanë drejtuar ata, prandaj ajo nuk mund të përdoret si një argument për të thënë se kur ka qenë shtypi më i lirë siç pretendon fuga dhe mbështetësit e tjerë të Ramës.

Dy kohët kanë tipare të ndryshme: Berisha persekutonte gazetarë, siç bëri me rastin e Mero Bazes, i kërcënonte fizikisht dhe i shkatërronte bizneset, si gjoba 20 milionë euroshe, me të cilën e shantazhoi Top Channel-in. Por si pasojë e hedhjes së kësaj dorashke lufte, e cila është absolutisht për t’u denoncuar, nën regjimin e tij lindnin media opozitare me qeverisjen. Nga tre televizionet kombëtare, Berisha kishte vetëm Klan-in që e përdorte si armë personale, në këmbim të parave publike që i jepte, por Top Channel-in dhe Vizion Plus-in i kishte pro opozitare. Në kohë të Berishës vërtet mbylleshin emisione kritike, por rezistoi një media si gazeta Tema që me denoncimin e skandaleve e bënte zhele pushtetin me keq sesa opozita e tredhur dhe jo parimore e Ramës.   

Rama kryeministër, vërtet në sipërfaqe ngjan më tolerant, por me anë të pushtetit të parasë (jo të dhunës) ai i ka vënë të gjitha mediat nën këmbët e tij. Sot, është e drejtë që nuk ka një televizion snajper si Klani i djeshëm. Por të tre TV kombëtare janë pro qeveritare. Sot nuk ka asnjë, asnjë gazetë apo TV, që ta godasi qeverinë në thembrën e Akilit, siç bënte dikur gazeta Tema.

Me sa duket, për lirinë e medias pushteti i parasë është më keqbërës, sesa pushteti i dhunës. Korruptimi që bën Rama është më i dëmshëm sesa persekutimi që ushtronte Berisha.

Prandaj konkluzioni se kjo është një kohë lirie në krahasim me të shkuarën, i nxjerrë nga matja e etikës së gazetarëve në studio kur janë përballë Berishës dhe Ramës, është thjesht një përpjekje sipërfaqësore për të shmangur një debat më të madh: nga kërcënohen më shumë mediat, nga dhuna apo nga korruptimi?

Dhe ky konkluzion nuk mund të nxirret duke parë mënyrën se si u sollën në studio me Berishën, Çani, Iliazaj dhe Peza.

©Lapsi.al



36 Comments

  1. ska bythe njeri ti dali kunder sales, sot te gjith bejn gam gam po si tani e mbaj mend si rrinte shkullaku ne studio para berishes

    1. Ti biesh te forteve te rruges,si politikan dhe gazetare,do bythe,ka telashe.Endri Fuga per te
      bëre emer,zgjodhi rruge tjeter,ti bie te fortit te politikes,Sali Berishes.Gazetari Baze dhe
      pordhitikani Balla,kan vite qe i bien vetem te fortit Sali Berisha!Dhe kan bere emer nder
      “cuba”!Edhe Endri Fuga po kerkon te beje emer si cub,megjithese pamja e tradheton,
      ndersa dinakeria jo.Endri Fuga eshte Gëbelsi i “rilindjes”.Gëbelsi Fuga po katapulton direkt
      ne politike,duke ja rrasur nje grusht te fortit,dhe duke paragjykuar te “dobetit” si dhjaksa.
      Shpifesi ordiner ne prapaskene,shpifesi me i madh ne historine shqiptare,doli ne skene,
      afirmoi veten si politikan cub,qe ja ul hunden te fortit.Endri Fuga cub?!Rroli i zagarit qe
      bën Erion Braçe dhe Taulant Balla,jan rrole te njohura prej kohesh,por rroli qe bëjn Endri
      Fuga,Erion Veliaj,Milva Ekonomi,eshte nje fenomen i ri ne politiken shqiptare,kllonimin e
      habitatit sorrosian,qe baze per arritjen e tyre ne politike,si mjet kryesore,kan mashtrimin,
      kan slloganin perça e sundo,sllogan qe rromaket e kan perdorur ne vendet e pushtuara,
      ne popujt e huaj.Ky habitat nuk e ka problem te genjeje sy per sy,nuk e ka problem te beje
      moral edhe kur jan komplet te dhjere.Ky habitat ka si qellim te ç’rrenjosi çdo vlere te indetitet kombetare,te hibritizoi gjithshka,te globalizoi moralin e shkerdhatizmit.

  2. Pse cuditeni prej gazetarve. Ata e dinin shume mire se ke kishin perpara. Me vampirin nuk behet shaka. E din shume mire gazetaret se cfar ka ne dore akoma ky monster. Sa ka cuar ne ate bote ky, nuk numerohen. Duro dhe pak o plaku i poshter, se po afrohet dita qe do te shkulen dhembet e gjakut, dhe ateher do i shikoni gazetaret se si do u vi goja.

  3. Ky shkrim nuk evidenton perplasjen me muc nanon me saliun e Klan ku koleget nuk u moren me berishen por me nanon,saliu ka nje cmim te mare nga shoqata per mediat si Politikani armik i lirise se mediave.ky eshte cmimi i saliut bashke me dhjete politikanve ne bote,nente prej tyre kane vdekur,vetem saliu jeton

  4. Berisha ka disa virtyte qe ja pranojne edhe vete socialistet, ndersa edi rama ka vetem nje virtyt, MAFJOZ faqebardhe. Denoncimet e meros nuk dhane asnje rezultat konkret, berisha eshte aty, kurse denoncimet e opozites, berishes dhe lul bashes po faktohen perdite. Kshu apo ashtu sic thoni ju jane vetem lloqe

    1. Me e bukura fare, eshte se ben sikur nuk i ka ber ky krimet ndaj dhjetra gazetarve. Eshte i pa fajshem, i bien kot ne qaf ketij. E keni ven re, ca ka ber ky ka qen sipas rregullave ca bejn te tjeret jan kundra ligjit.

  5. Lumi i qelbur i kazanit e tepsise rilindase kalojne cdo aresyetim, e ngjarjene ato qe thone, e me aqe vrere per Berishen,Jane rrafinato e perpunues te shprehjeve qe si e si opinioninjerezve te mbetet si gozhda e Nastradinit, felliqesira e artikuj qelbesirash si keta rilindas kuqale qe imagjinojne, e trillojne nuk kemi pare e degjuarO SHPIFES,,,, a nuk na thoni nje fjale se cfar na ka bere ky pushtet pushtues ne ekonomi, mireqenie, punesim, zhvillim,,,,,,e te mos futemi tek bandat, krimet, hajdutelleqet e kastes suaj ne bashkepunim me ju . A s;po e kuptoni qe idioti qe keni ne krye edhe ju ju ka mashtruar, pavaresisht se lepini ndonje kocke gjakundi, si zagare te rrahur. Si perfundim, na tregoni ato varrezat e vecanta te gazetareveqe jane vrare e persekutuarse Tv e gazeta qe benin propagande anti shteterore, ishin ketu, e si ngiste njeri, e qe ishin edhe me shume se ato qeveritare. Beni krahasimin sot o maskarenj” sa gazetere ka blere, sa televizione ka paguar. sa analiste i ka ne trasten rilindase? Po nga se,,,,,sepse i mashtron e i paguan me taksat tona. E cna thone keta te bleret? Shtremberojne realitetin, e levdojne qeverine e mjerimit, PRA,,,e shihni sa mbrapa jeni me rregullat e demokracise…..Kjo dihet,,,sepse kuqalet, e e pinjollet sot jane ne tere qelizat e organizmat e pushtetit, e andaj, jukerrma komunizmi sulmoni demokracine e paster.

  6. i ka tredh berisha te gjith keta gazetare qe sot para rames bejn sikur sua ndjen hic. E forta eshte se jan po te njejtet qe bertasin se rama ka kap mediat

  7. Arsyeja qe shume gazetare jane me Ramen eshte sepse ky i fundit po ben reforma te kerkuara per shume kohe nga gazetaret vete plus qytetaret e vendit. Diametrikisht nuk jane vetem personalitetet, por edhe efekiviteti i qeverisjes – nuk krahasohet qeverisja e Berishes me ate te Rames ne asnje drejtim. Policia funksionon me mire, rruget kame filluar te kene standarte si gjithkund, uje dhe dritat vijne me cilesi dhe bollek, arsimi fillestar dhe i larte eshte permisuar ndjeshem, mjedisi po merr mbrojtjen e shumemunguar ne vite etj etj etj. Kurse arsyeja qe gazetaret rrijne si pula te lagura perpara Berishes eshte thjesht frika. Sali Berisha eshte kriminel dhe pa asnje teklif mind te dergoje nje nga rreshteret e tij dhe gazetari perfundon ne ndonje “aksident”.

    1. malok o muti ne knet ti quan gazetar muq nanon,mero baten,dy nazarkot,sokol ballen,anil bashen,mingjozin,vangjelin,etj,keta jan llum qenefi negjmije siq esht rama,ruqi,xhafa,baba taku etj,keta jan specialist komunist.kurse edvin rama nji monster si babai i tij kristaqi.berisha ju beri njerz nga kafsh stalini qe ishit dhe prap jeni.se mos top qanel,koha jon,tema jan tv e gazeta ato jan ermut tv.

    2. O qelbës çfarë do të thotë fjala “Diametrikisht”?

      Përmend ndonjë reformë që paska bërë edvin droga lapangjozi, përveç fjalës kazan që i ka mbetur në gojë.

      Efektiviteti i qeverisjes!!!!!!!!!!! me ministër financash mësues anglishtje!!!

      “Policia funksionon me mire, rruget kame filluar te kene standarte si gjithkund, uje dhe dritat vijne me cilesi dhe bollek, arsimi fillestar dhe i larte eshte permisuar ndjeshem, mjedisi po merr mbrojtjen e shumemunguar ne vite etj”

      Nqs ka ndonjë gjë që rilindja e ka bërë shumë mirë është pikërisht KRIMINALIZIMI I POLICISË. Mkafton fakti se dy ministrat e brenshëm me lidhje me kultivimin dhe trafikun e drogës.

      Ti duhet të jesh përfitues qelbës qorr parazit rilindas, ose ndonjë idiot mbeturinë komuniste me tru të lavazhuar.

  8. per dijeni edvin qelbi kurr nuk esht perballur ne tv me gatetar ,siq ka ber berisha ter kohen.rama ja vetem dy ose tre emisione me gazetar dhe nja dy me kurven ilva tare.

  9. Cfare fliste Fuga e cfare flet shkrimi. Te pakten mos e merr per baze por boto shkrimin tend. Fuga fliste kryesisht per qendrimin gazetaresk perball Rames e Berishes dhe jo per keta te fundit. Ose do te merje ne mbrojtje menyren e sjelljes se gazetareve dhe ta justifikoje ne shkrimin tend ose … por ti flet per tjeter gje.

  10. Të jesh një lider serioz e luftarak, e vecanërisht për një kauzë siç është kauza e lirisë e demokracisë, .
    e në të njejtën kohë autoritar (autoritetin liderët e fitojnë me performancën e jo me sjelljet e dhunëshme), kjo nuk do të thotë se je diktator.
    Hedh këtu Bushati një shashkë tymuese se Berisha “ja paska marë shpirtin” Mero Gëlbazës, e ulërijnë erëmbajtësit e prapanicës së Ramës se Berisha paska vrarë me “qindra e mijra gazetarë”
    Le të dalë e të thotë cilido gazetar që Berisha ta ketë futur në burg, qoftë edhe një ditë të vetme.
    Që i ka demaskuar publikisht sorrat e propogandës enveriste, po . Kjo është e vërtetë.
    Po kur e keni dëgjuar Berishën që të ofendojë duke përgjithësuar të gjitha mediat shqiptare si plehra kazani, siç bën përditë Edi Rama ?
    E keni dëgjuar ndonjëherë Berishën që të ofendojë ndonjë qytetar të thjeshtë nëse ai i drejton ndonjë kritikë ?
    Veç kur demaskon gjuhën banale rrugaçërore të Ramës, a e ka dëgjuar ndonjë shqiptar Berishën që të flasë në publik me gjuhë vulgare.
    Është e marëzishme të bësh qoftë edhe krahasimin e qëndrimit të gazetarëve ndaj Berishës e Ramës.
    Berisha tashmë pamvarësisht nga balta e hedhur nga enveristët, ngelet një personazh politik historik, emri i të cilit lidhet me ndrimin e sistemit, nga sistemi kriminal diktatorial komunist, në sistemin demokratik pluralist perëndimor..
    As që mund të mendohej që Shqipëria të kishte gjithë këto media e të dilte ndonjë gazetar si Mero Baze e të shante kryeministrin e të shpifte edhe për familjen e tij.
    Edi Rama e ngatron pozitën e një burri shteti, kryeministër, me pozitën e një djaloshi “garrip” të lagjes të cilit i shmangen të gjithë si sherrxhi e gojëndyrë.

    1. CAK CAK, ai eshte nje engjell, po ne jemi njerz te keqinj. CAK CAK ti duhet te jesh nga ata qe kan lind pas 2013. Nuk te intereson dhe nuk i degjon ca ka ndodh kur ka qen s-ali baba me 400 hajdut ne pushtet. Po fundia nuk ka rendesi, se nuk harrojm ne, se cfar ka ber engjelli yt.

      1. Po nëse të them që para do ditësh i festova ditlindjen nipit tim që ka lindur në 2013 ?
        Të them se je çilimi nga mendja, nuk e meriton se nuk ka të tillë që t’ju shkojë mendja për të gënjyer kaq ndyrë si puna tënde.
        Ku e pe të shkruajtur more kastravec, që unë e konsiderokërkam Berishën si engjëll ?
        Kam pohuar një të vërtetë se ai me kauzën për të cilën u fut në politikë e me seriozitetin, (po shtoj këtu edhe moralin tradicional familjar) , është shumë më lartë se Rama.
        A ka bërë edhe ai gabime?
        Padyshim se po se nuk ka në botë njerëz të pagabueshëm., e kur ka qenë puna, e kam kritikuar edhe unë, veçanërisht për gabimin që bëri me piramidat.
        Po Rama po bën që prej 2013 -tës pothuajse çdo muaj një “piramidë” marrëzie si ajo e 97-s

  11. Saliu krimineli i medias dhe gazetareve me kercenime,djegje,plagosje,vrasje keto te gjitha jane merita te sali berishes ne 20 vjet ne politike,me urdher te saliut u godit dhe rama nga izeti per shkrimet e tij te koha jone

  12. E vertete qe Berisha ishte nje autoritar por te gjitha portalet e shanin pa frike dhe uk mishte njeri emrin”i paemer” si sot,pasi klika e sotme eshte shume e kamufluar,ajo ka aritjr fale “lirise” te mbushe parlamentin me bandite e kriminele,mere me mend c’mund t’i beje njeriut te thjeshte.Pastaj a ka me arogante dhe fyese se gjuha e Rames, per te mos thene Rugacerore,

  13. Berisha urdheroi administraten qe te mos benin padi ndaj gazetareve. Rama ka mobilizuar administraten per te mbledhur shpifje te medias

  14. Lapsi, jeni portali i vetem i pashitur tek pushteti dhe ju vleresoj shume. Por per hir te shoqerise qe keni me Meron, na i citoni si te persekutuar nga Berisha? Mos beni humor, ju lutem! Ai ka vene ministra, deputetee kryetare bashkish ne kohen e Berishes. Dhe u merrte edhe leke. Kur ja preu keto Berisha, e ktheu Temen ne ZP. Apo nuk eshte keshtu? Pse nuk thoni qe eshte i pari i blere nga Rama? Shkrim zhgenjyes kete here.

  15. Eshte ceshtje personalitetesh ajo pune. Berisha imponohet ndryshe. Rama eshte burre dhe grua, dhe adoleshent i pasigurte dhe cupeline e llastuar. Ky eshte Rama. . Berisha eshte burre i forte e bajraktar . Eshte dhe i rrezikshem madje .. por si burre ama, jo si legen .

  16. I vetmi nga 10 politikanet e cilsuar armiq te mediave qe akoma eshte gjalle eshte sali berisha dhe kete cmim si amiku I madiave te lira saliut ja ka dhene shoqata e mediave boterore,por ju skiftere doni gazetare si vokshi,vasili,Cani,fevzo,kasmi,balliu,Shkullaku etj

  17. Me idiote dhe injorante se komentuesit e Lapsi.al nuk gjen! Gjysem analfabete tip ari dhe zigurr qarri jane produkt i injorances berishiane! Andi Bushati-Kapo na u be demokrat per keta lloj “sorollopi”!

  18. Do të ishte e marrëzishme të ngarkosh me faj njëlloj si Bushatin edhe Ramën, meqë janë nipër të nomenklaturës së lartë të diktaturës enveriste, për krimet e asaj diktature. E shoh normale që Bushati si nip i Hysni Kapos të konsiderojë Berishën “armik ideollogjik”, pasi ai ishte protagonist i përmbysjes së pushtetit absolut të Bllokut të famshëm të Byrosë Politike të PPSH ku lindi e u formua Andi..
    Por duke vlerësuar koherencën e qëndrimin e tij të ashpër kritik ndaj qeverisjes së Ramës, bazuar jo thjeshtë në paragjykime subjektiviste ideollogjike, por mbi fakte të shumta të përditëshme të veprimeve të tij që nuk kanë të bëjnë me politikën, por me formimin njerëzor të këtij lideri që ja bëri peshqesh Nanoja PS e gjithë Shqipërisë, Bushati duhet përgëzuar se po i bën një shërbim të madh prosperitetit demokratik shqiptar.

  19. Ore skiftere mjafton vrasjet plagosjet,kercenimet,djegiet,burgosjet qe ka bere ky sali nuk ka nevoje fare ti besh te krahasushem populli e ben me mire dallimin mes tyre,eshte dashakeqesi kjo qe bejne analista dhe skifteret e saliut.tjetri ushqehet me luge floriri ju hartoni gjithe diten,ai fejon zenin ku shpenzimet 100 mije euro kurse ju jep byrek

  20. Edhe Andi eshte i tredhur nga saliu! Ben mire qe Alfred Peza debaton me Karlo Bolinon se eshte ne te mire te shendetit te medias por edhe te shoqerise shqiptare. Por duhet te them qe ne fillim qe z. Peza eshte thjesht nje gazetar tipik shqiptar! I pelqejne klanet,shoket,rrethi etj edhe mania se pse ta prishe me dike kur mund ta mbaje “terhiqe por mos e keput”! Une nuk i di dhe as qe me duhet te di historine e Corlos dhe Fredit,cfare ka ndodhur midis tyre por di nje gje me siguri qe : eshte fat i madh per nje gazetar te kete rastin t’i beje pyetje Saliut! Pyetje te veshtira per te verteten! Per Gerdecin,per Kosta Trebicken,per Gazideden,per Azemin,per CEZ etj.pyetje qe do ta nderonin c’do gazetar te nivelit te Pezes! Por jo! Konformizmi ,karakteristke e popullit dhe sidomos e medias shqiptare i ka ngrene koken zhvillimit! Jam i sigurte qe po te ishte Bolino ne vend te Pezes do ta kishte pyetur Saliun per krimet qe ka bere! Ne kete kuptim ,mendoj, ka thene Carlo per Pezes! Te tjerat jane fjale gazetaresh shqiptare qe kurre nuk do te behen gazetare! Shendet te kene te gjithe shqiptaret qe nga gazetaret medioker,mercenare,te mefshte,te paafte,te shitur- te blere,hajdute dhe krijues lajmesh te reme dhe te na rroje edhe Sali Rahm Berish

  21. Ky bastardi i paemer, ka lindur i tille sepse nuk ka emer, si te gjithe bastardet, bir’ i partise se llumit!

  22. Cfare t’i tredhesh Arianeve te Shqiperise! Ata i ka kastruar heroi yne legjendar Sali! I ka tredhur te gjithe! Ju ka dosje te gjitheve! Bravo ARI dhe Zigurr Qarri! Nuk kemi pare qe dikush tjeter t’ju vjedhe pseudonimin Zigurr nga Qarri!

  23. Saliu eshte burr dhe pakk i rrezikshem me te pabesit qe ndenjen afer per ta rrjepur por ai ju hupi jeten. Ta sa per at legenin e gjat vetem lider muk behet drogagji mafjoz legen i ps shpirt me fukaran dhe me punetoret e ndershem. Kush te fut ne burg per nje avlli apo energji elektrike..bashke me kriminela me nga dy tre vrasje …750 lek vajti gazi…nafta 185 lek…drita 145 lek kolovati
    ..euro 1.24 e uli per fukaran qe i vin 200 euro eper festa nga femijet …familjet i shksterroj totalisht per pese vjet e gjith do hokin ose do vdesin urie ketu kulmi te krahasosh nje legen me nje burr shteti..kurr nuk u kap me fukarain Sali berisha vetem po qe se u kap me njeri kan qene rivalet e tij politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *