• |
ide | kryesore

SKEMA/ Si funksiononte grupi i heroinës nga Shijaku në Has, Tiranë dhe Lezhë

Lajme, Të fundit



Dosja voluminoze e Krimeve të Rënda për 4 grupet kriminale të trafikut të drogës, përmban detaje të hollësishme për një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës të zbuluar në Shqipëri.

Shtëpia e familjes Shuti u gjet si vend i përshtatshëm nga Admir Hoxha, një biznesmen nga Tirana, pronar i një hoteli luksoz në Rinas. Ai është edhe ideatori i ngritjes së laboratorit.

Hetimet e Prokurorisë, sipas dosjes së siguruar nga Tv Klan, zbulojnë se biznesmeni i shpallur në kërkim, kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe 1 kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta.

Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu, që mbante edhe emrin Lavdërim Limani, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin.

Lënda e parë vinte nga Turqia dhe Kolumbia.

Sipas prokurorisë, është po Admir Hoxha që siguron shitjen e drogës. Grupi që do ta blinte është ai i Shijakut. Lidhja mes tij dhe këtij grupi kryhet nëpërmjet Saimir Gjepalit dhe Hekuran Hoxhës.

Nga përgjimet rezulton se biznesmeni ka komunikim të shpeshtë me dy personat, anëtarë të grupit të Shijakut që trafikonte kokainë, heroinë e kanabis brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ishte po grupi i Shijakut që merrej më pas me shpërndarjen në tre grupe të tjera, në Lezhë, Fier e Sarandë.

Destinacioni i drogës edhe për këta grupe ishte tregu i brendshëm dhe vende si Anglia, Gjermania, Norvegjia, Holandë dhe Itali.

Grupi i Lezhës e trafikonte drogën nëpërmjet plazhit të Shëngjinit. Ai, sipas hetimeve të prokurorisë, bashkëpunonte me grupin e Barajve në Shkodër, të cilët kishin aktivitet në trafikun e drogës në Holandë dhe Belgjikë.

Grupi i Fierit e transportonte drogën nga plazhi i Semanit. Ndërsa edhe grupi i Sarandës rezulton të ishte më aktiv, pasi trafikonte sasi të mëdha jashtë vendit.

Policia e ka shpallur në kërkim biznesmenin Admir Hoxha, por mësohet se ai ka humbur gjurmët prej më shumë se një jave, së bashku dy shtetasit turq dhe kosovarin Sala.

Edhe shtetas të tjerë kosovarë janë të përfshirë në trafik dhe bëjnë pjesë në listën e 17 personave të shpallur në kërkim. Operacioni “VOL-VO4” çoi në pranga 27 persona, përfshirë dy ish-deputetë socialistë. /Tv Klan



5 Comments

  1. gati 6 vite qelbesira rama ka vjel mijarda,qe te blej jo vetem ca kinez e ser si lu,vllahutinkukan,kocijanqiq,fajon qe vullnetarisht ounojn kunder shqiptarve e ler ti blej me euro.te zezen e benin te bardh.ju kujtohet ambasadori i osbe boshard kur tha se rama ka 200 miljon euro dhe trafikon miljarda kokain e kanabis,e detyruan te zbythet.

    1. Ore se nuk po kuptoj. Ketij arit ja prishi laburatorin policia? Opo plasi nga inati. Qetesohu gjera qe ndodhin mor burr.

  2. Prandaj jane shqetsuar ari dhe saliu nga puna e policise dhe flasin te dy ne nje linje,por nga gjermania po flet boti surpriza te tjera do kete,ari dhe saliu ne pritje deri atehere supostin Ari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *