• |
ide | kryesore

Video/ Arbitër për karton të kuq; fyhet nga drejtuesit, nis sherrin

Sport



Momente tensioni në përfundim të Internacional-Santos, ndeshja e e vlefshme për kampionatin Brasilerao, ku protagonist në fushë ishte Gabigol me një gol spektakolar, por jashtë saj ishte arbitri i ndeshjes.

Është dashur ndërhyrja e asistentëve të tij, për të frenuar tërbimin e arbitrit Ricardo Marques që, kur arriti tek drejtuesit e klubit vendas, nuk i ka kapërcyer fjalët dhe fyerjet drejtuar atij. “Respektojeni këtë logo”, ishin fjalët e arbitrit, duke treguar stemën e Fifa-s.

Në shënjestër të drejtuesve të Internacional ishte vendimi për të anulluar 2-1 e shënuar nga Leandro Damiao. Sulmuesi realizoi në minutën e 10′ të pjesës së dytë, por mbajti frymën për disa minuta deri sa pa ti anullohej goli për pozicion jashtë loje. “Gabim absurd, vendose kampionatin me këtë idiotësi” e akuzoi Rodrigo Caetano, drejtuesi i Internacional, fjalë që e nxorrën arbitrin jashtë vetes.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *