• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Ato që prokuroria thotë dhe ato që fsheh për Dakon

Arkiva, Kryesore



Prokuroria ka reaguar sot për tu futur në mes të debatit që po përplas opozitën me qeverinë, nëse kryebashkiaku i Durrësit ka rënë pre e Përgjimeve. Që prej ditës së aksionit për arrestimin e bandës shijakase të Avdylajve, PD pretendon se në minutat e fundit nga qeveria është ushtruar presion që të hiqej nga lista e arrestimeve Vangjush Dako. Por i pyetur nga televizioni Klan institucioni i akuzës është prgjigjur se kjo është kategorikisht e pavërtetë dhe se Dako nuk ka qenë asnjëherë në listën e arrestimeve. Por më kuriozia ka qenë përgjigjja që Prokuroria ka dhënë për pyetjen nëse emri i Vangjush Dakos del në këtë dosje. Shprehja lakonike: “nuk kemi koment për këtë” tregon shumë.

Versionin e parë për të cilin prokuroria mund të përgjigjej gjithashtu “Nuk kemi koment”, ajo e ka mohuar kategorikisht, ndërsa mundësinë që Dako të gjendet në përgjime e ka lënë të hapur (shiko poshte).

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Dhe kjo e ka një arsye.

Sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit gjendet realisht në atë që opozita e etiketoi si “dosja 339”. Sipas burimeve nga prokurorë që tashmë janë larguar nga hetimi i kësaj çështjeje, emri i kryebashkiakut gjendet aty mbi 20 herë, edhe kur përmendet në përgjimet mes trafikantëve si në rastin e Tahirit edhe kur kapet duke folur vetë me këta. Ai dëgjohet të flasë për punë të zgjedhjeve dhe çështje punësimi.

Lexo më tej:

Dosja sekrete e përgjimeve/ Vangjush Dako, “Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët?

Pasi mori drejtimin e Prokurorisë, kamikazja socialiste Arta Marku hoqi nga hetimi i kësaj çështjeje prokurorin Hajdarmataj. Më parë Adriatik Llalla, kishte larguar nga hetimi i saj një tjetër prokuror, Anton Martinin. Po ti shtosh këtyre edhe oficerët gjyqësorë, ata që kanë kryer përgjimet, ata që i kanë zbardhur ato, rrethi i personave që kanë djeni që Vangjush Dako është

kapur në përgjim me bandën e Avdylajve është tepër i madh që mund të lejojë fshehjen. Duke ditur se një pjesë e këtyre personave janë edhe të afërt me opozitën të cilësi i kalojnë informacione, prokuroria nuk mund të gënjejte duke thënë që Dako nuk gjendet në dosjen 339. Prandaj organi i akuzës nuk komentoi më shumë sesa shprehja: “Nuk kemi koment”.

Me ardhjen e Arta Markut dhe me vendosjen e shoqes së saj Prela tek krimet e rënda, i vetmi favor që ato i kanë bërë socialistëve është ndarja e dosjes së Avdylajve nga ajo e Vangjush Dakos, me justifikimin se kjo e dyta do të hetohet më vete.

Lexo më tej:

Dosja Dako/ A është përgjuar kryebashkiaku nga gjermanët?

Ndoshta kjo manovër i ka nxitur ish prokurorët e çështjes të nxjerrin “secrete” prej saj duke nxjerrë në public detaje nga përgjimet në rrejtin e të cilave ka rënë ede kryebashkiaku i Durrësit. Dhe burime të mirëkonfirmuara pohojnë se ato do të dalin shumë shpejt.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. O Andi loqja! Te ishe ne vend tjeter do te ishe prapa hekurave! Nuk flitet me kete gjuhe me prokurorine pa patur fakte! Keto qe tregon Ylli Rakipi,qe vodhi bashke me Salen parate e popullit kosovar,ne qeverine ne mergim te Bukoshit dhe Tos kafenese!

  2. Do jete zyra e shtypit e artes.

    Sumshpumat e fuges kane stil tjeter

    Ata te sumsheqerit lali erit jane me te sofistikuar

    Ky duket qe eshte bastard prokurorie

  3. Kabllogramet amrikane per lulin flasin shume se si luli ka nxjerre nga burgu per llogari te zgjedhjeve 2009 njerzit e capajve,prandaj nuk i permend keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *