• |
ide | kryesore

Lopetegui kërkon hakmarrje: “Barcelona më ka turpëruar”

Sport



E cuditshme por e vërtetë, të dielën Julen Lopetegui do të përjetojë një El Classico….si ish-i madh. Edhe pse natyrisht trajnerit të Real Madrid nuk i pëlqen aspak të kujtojë vitet e kaluar në Barcellona. Tre vjet për të në Camp Nou, për të mbrojtur portën e klubit, të gjitha nën një presion të frikshëm. Të njëjtën gjë mund ta kalojë edhe të dielën pas ndeshjes, nëse të tijtë nuk marrin rezultatin e duhur. E të shkarkohesh pas një ndeshje me blaugrana do të ishte për Lopetegui …persekutim i denjë i ferrit të përjetuar në 36 muajt e kaluar në Katalonjë.

Mbrëmje të këqija të lidhura me ngjyrat e Barça, sic raporton Marca, Lopetegui ka kaluar ca. Ndeshja e parë me fanellën e klubit daton në 1994 dhe është kthimi i Superkupës së Spanjës. Vajtja (0-2 për katalanasit) në portë ishte Busquets, babai i Sergio, por në ndeshjen tjetër Cruijff i dha besim Lopetegui. Vetëm se basku pësoi 5 gola në shtëpi, kundër 4 të shënuar nga të tijtë, duke kryer gabime të jashtëzakonshme. Trofeu e fitoi përsëri Barcelona, por nga aty kishte vetëm pankinë për trajnerin aktual të Real. Nuk është se shkoi më mirë edhe prova e dytë. Ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao, karton i kuq e penallti në minutën e 13 të ndeshjes, që nga 1-0 përfundoi 1-4 për bardhekuqtë.

Raporti me Cruijff e klubin u bë i rëndë. Në sezonin pasues hollandezi e la në shtëpi për një turne pre-sezonal në Itali e kur Busquets u dëmtua në portë futet Angoy, në atë kohë portieri i tretë. Shpesh as nuk grumbullohej më, e kur Profeti i Golit i la vendin Robson gjërat ndryshuan. vetëm se për më keq. Mbërrin Vitor Baia e Lopetegui bëhet portieri i tretë. Ndeshja e fundit me Barça është në verë 1996, gjithnjë në Superkupë përsëri ndaj Athletic, ndërsa pas lënies jashtë në një ndeshje të Kupës së Kupave krejtësisht pa rëndësi, po ku përsëri luan Busquets e jo ai, basku shpërthen: “Më kanë turpëruar sportivisht”. Ferri katalanas mbaron në 1997, me shitjen tek Rayo. Por 20 vjet më pas, e gjitha kthehet në kujtesë të dielën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *