• |
ide | kryesore

Sherr live mes Ilary Blasi e Corona: “Totti të ka tradhëtuar”

Sport



Ilary Blasi e Fabrizio Corona kanë qenë protagonist të një debati, që kaloi normat e etikës live në tv, në transmetimin Grande Fratello Vip, në të cilin Corona ka folur për tradhëtinë e Totti ndaj Ilary. Situata ishte e tensionuar edhe më parë, por Corona e ka ngritur zërin kur bashkëshortja e Francesco Totti e pyeti: “Të kujtohet cfarë më bëre 13 vjet më parë?”. Riferimi ishte për cështjen Flavia Vento, për të cilën Totti (duke e mohuar) flet në librin e tij: “Ka shkruar një mal me idiotësi – sulmoi Corona -. E vërteta është që jemi të gjithë brinarë dhe ty të ka tradhëtuar pas një muaji martesë”.

Ilary Blasi replikoi ashpër: “Kishe organizuar gjithcka kur duhej të martohesha dhe isha shtatzënë me djalin tim të parë, e di gjithë Italia. Unë ata si ty i zhduk menjëherë”.

Ilary Blasi e ndërpreu lidhjen dhe përshëndeti Corona duke vazhduar noramlisht trasmetimin. Për momentin, nga ana e Totti nuk ka patur asnjë reagim, por kjo cështje duket se do ta vazhdojë edhe pas përfundimit të programit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *