• |
ide | kryesore

Shpenzon 380 milionë paund, por është gati të kthejë Carrick në fushë për mungesë alternativash

Sport



Gjërat kanë shkuar nga keq në më keq për Jose Mourinho që ka folur për të rikthyer Michael Carrick, nga tërheqja, për ta vendosur në fushë kundër Juventus.

Sigurisht tekniku i Manchester United është treguar sarkastik — mënyra e Special One për të treguar mungesën e alternativave tnë skuadër e për Romelu Lukaku komplet jashtë forme.
Sulmuesi që kushtoi £75milion paund do të përballët me ish-klubin e tij Everton, në kohën kur ka dështuar të shënojë për 8 ndeshje radhazi — një seri negative që zgjat nga mesi i shtatorit.

E normalisht që do të ishte në pankinë sikur Mourinho të kishte qoftë edhe një alternativë të vetme. Në fakt, merkato ka qenë pika konfliktuale me shefin e klubit Ed Ëoodëard, të cilin portugezi e akuzoi se nuk i kishte blerë lojtarët që i duheshin në verë, por është edhe e vërtetë që Mourinho ka shpenzuar mbi £380 milion paund që kur ka mbërritur në Old Trafford.

Ndoshta faji është i trajnerëve të kombëtareve që nuk i kthyen në kohë lojtarë si Alexis Sanchez, Marouane Fellaini dhe Diogo Dalot, nga grumbullimet gjatë pauzës së kampionatit për tu trajtuar, pavarësisht se e dinin që ishin të dëmtuar. Apo si në rastin e Jesse Lingard, që nuk administroi gjendjen e tij fizike, që pas Kupës së Botës dhe humbi muajin e fundit duke u rikuperuar nga dëmtimi në ijë.

Sigurisht nuk është faji i Mourinhos që provon fatin me Lukaku javë pas jave, edhe pse e pranon se sulmuesi i tij kryesor ka mungesë besimi.

Marcus Rashford mund të kishte qenë një opsion në qendër të sulmit, por 21 vjecari anglez i duhet të luajë në krah. Anthony Martial është një tjetër — por francezi sapo ka gjetur formën e tij, duke zbritur nga e majta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *