• |
ide | kryesore

Kivanc Tatlitug përfundon në spital pas ditëlindjes

Paparazzi, Slider



Aktori ka qenë duke festuar ditëlindjen e tij, por festimet nuk përfunduan ashtu siç ishte planifikuar. Bashkëshortja e tij, Basak Dizer, kishte organizuar një festë surprizë për ditëlindjen e tij.  Vetëm pak orë pasi kishte filluar festa, Basak mori lajmin se babai i saj u shtrua në spital. Babai i saj është duke u kuruar nga kanceri dhe gjatë mbrëmjes kishte patur probleme të cilat e detyruan të shtrohej menjëherë në spital. Sigurisht, Kivanç dhe Basak e ndërprenë festën dhe shkuan menjëherë tek ai. Gjatë gjithë natës ata kanë qëndruar aty dhe janë kthyer në shtëpi të nesërmen. Kivanç i cili festonte ditëlindjen e tij të 35-të, pavarësisht situatës që u krijua, gjithsesi u mundua të kalonte gjithçka me pozitivitet e madje duke bërë shaka në rrjete sociale me urimin ndaj vetes. “I bëra edhe unë 20 vite,” ka shkruajtur aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *