• |
ide | kryesore

Surprizë, nuk është Conte trajner i Real Madrid: bllokohet tratativë, gati është Martinez

F1, Sport



Dukej e mbyllur historia, por Antonio Conte nuk do të shkojë tek Real Madrid. Operacioni i dhënë për i sigurtë ndonjë orë më parë, është komplikuar në atë pikë që u ndërpre. E pohon e përditshmja spanjolle Marca, shumë pranë cështjeve që lidhen me merengues, që shpjegon se palët kanë qenë shumë lart mbi pagesën, e në orët e fundit kuotat kanë shkuar ndjeshëm në anën e Roberto Martinez, trajnerit të Belgjikës, me Santiago Solari, që është i destinuar të drejtojë skuadrën të mërkurën në Kupën e Mbretit. Jo pak kanë peshuar fjalët e Sergio Ramos, “respekti fitohet, nuk imponohet”.

Mes pak qartësive që ka përfshirë tashmë cështjen është shkarkimi i pashmangshëm i Julen Lopetegui. Krerët e Real do të mblidhen pasdite vonë, rreth 18.30, e duhet të zyrtarizojnë ndryshimin e trajnerit.

Lopetegui, që nuk duhej të drejtonte stërvitjen në Valdebebas, i ka cuditur të gjithë, duke u prezantuar në fushë. Futbollistët e Real Madrid janë dukur të habitur nga prezenca e teknikut, nga momenti që i ishte deklaruar se në krye provizorisht do të ishte Santiago Solari, trajneri i Castilla.

Santiago Solari, është destinuar të udhëheqë Blancos të mërkurën në Kupë dhe është zgjidhja e brendshme e Real në këtë fazë tranzitore. Florentino Perez, pasi ka dështuar në zgjedhjen e parë Conte, ka hedhur sytë drejt një tjetër trajneri: Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, lidhur me Djajtë e Kuq nga një kontratë që parashikon lirimin e detyrimit pa penalitete financiare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *