• |
ide | kryesore

Daily Mail zbulon kontratën e shtatëzanisë që Meghan detyroi ish bashkëshortin të nënshkruante

F1, Paparazzi



Meghan Markle bindi bashkëshortin e saj të parë të nënshkruante një “kontratë shtatzënie” , ku nënvizohej se ajo duhej të trajtohej me shumë kujdes gjatë pritjes së ëmbël. Pra nëse Meghan dhe bashkëshorti Trevor Engelson do të bëheshin me fëmijë, ky i fundit duhet të paguante për një dietolog si dhe trajner personal për aktoren, që ajo të kthehej në formë menjëherë. Nga ana tjetër, pjesë e kontratës ishte edhe një dado, e cila duhej të ishte gjithmonë në gadishmëri për bebin që do të vinte në jetë, bëjnë të ditur burime për “Daily Mail”.

“Meghan detyroi ish-bashkëshortin të firmoste këtë kontratë, pasi po konsideronte të ndërtonin një familje bashkë. Meghan ishte e tmerruar nëse do t’i ngjante familjes së saj për kilet e tepërta pas lindjes, pasi nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga ekrani. Ajo kërkoi për një trajner personal dhe dietolog gjatë dhe pas shtatzënisë. Shqetësimi i saj kryesor ishte shëndeti dhe pesha” – u shpreh burimi.

Në Amerikë, “kontratat e shtatzënisë” janë shumë të famshme, ku prindërit e ardhshëm bien dakort në detyrat pas lindjes së bebit.

Meghan dhe Princi Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe besojmë se nuk ka nevojë për të tilla kontrata, pasi çdo dëshirë e saj kthehet në realitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *