• |
ide | kryesore

Defekt në stacionin e Fushë-Krujës. Shijaku, Maminasi dhe Xhafzotaj pa ujë

Lajme, Të fundit
ujesjelles-300x150.jpg



Një defekt i rëndë elektrik në stacionin e pompimit të Fushë-Krujës ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të zonave Shijak, Maminas dhe Xhafzotaj.

Stacioni në fjalë shërben për furnizimin me ujë të zonave të mësipërme dhe nuk ka lidhje me stacionin e pompimit të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Durrësit.

Prej dy ditësh po punohet për riparimin e defektit, ndërkohë që UKD bën të ditur se kjo situatë mund të vazhdojë e tillë edhe për dy ditët në vazhdim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *