• |
ide | kryesore

Manual/ Gënjeshtrat më të zakonshme që i thotë dashnores një burrë i martuar

F1, Stil



“Unë jam ndryshe nga të tjerët”…, “jam i palumtur me gruan”…, “qëndroj vetëm për fëmijët”…, “Mos u grind se nuk dua të dëgjoj të njëjtin refren si në shtëpi”…, “jam duke kërkuar një banesë që të qëndrojmë bashkë”…, “dua ta kaloj pleqërinë me ty”

Nëse filloni lidhjen me nje mashkull të martuar, duhet të dini këto gjëra: shpesh do të ndiheni tepër keq; do të detyroheni të fshihni lotët, sepse askush nuk do të ketë dashnore të dëshpëruar, por të durueshme, argëtuese dhe seksi. E pra, mos keni iluzione se ai do të shkurorëzohet.

Vërejtjet janë të shumta: harroni festat dhe pushimet, sepse ai atëherë do të jetë me gruan e tij “të parë”; përgatituni të dëgjoni gënjeshtrat që ai me të është vetëm për shkak të fëmijëve, mirëpo nuk fle në të njëjtin shtrat; të jeni e gatshme për jetë të fshehtë, për motele të lira dhe takime të shpejta në veturë. Sa më shumë që të zgjasë lidhja, gjendja juaj psikofizike do të rrezikohet edhe më shumë.

Shumica e femrave arsyetojnë sjelljen e partnerëve të tyre duke thënë se “ai është më ndryshe”. Shumica e këtyre tregimeve pikërisht janë klishe që përfundojnë në të njëjtën mënyrë. Statistikat janë të tmerrshme – vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshortet për dashnore. Duke pritur shpesh kalojnë vitet më të mira, andaj femrat lejojnë t’u ikin rastet që të gjejnë mashkullin tjetër, partnerin e lirë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *