• |
ide | kryesore

Leicester, i biri i Vichai: “Do ta çoj përpara trashëgiminë e babait tim”

Sport



Anglia dhe e gjithë bota e futbollit janë akoma nën tronditjen e shkaktuar nga aksidenti që shkaktoi vdekjen e presidentit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër personave të tjerë, që udhëtonin me të në helikopterin që u rrëzua. Shumë njerëz kanë bërë homazhet, duke vendosur lule në King Power Stadium, në nderim të njeriut që duke fituar Premier League, bëri të mundur të pamundurën. Një dashuri që ka prekur thellë edhe djalin e ish-numrit 1 të Foxes, që ka postuar një letër në faqen e tij zyrtare në Instagram për të shprehur ndjesitë në këto ditë të vështira.

“Dua të falenderoj të gjithë, nga thellësia e zemrës, për suportin e tyre të pafund. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj sa i rëndësishëm ishte im atë për shumë persona në të gjithë botën dhe jam prekur nga fakti sa shumë njerëz e kishin përzemër. Jam krenar që kisha një baba të jashtëzakonshëm. Nga ai kam trashëguar misionin e madh që duhet ta coj përpara dhe është pikërisht ajo që do të bëj. E di që do të kem mbështetjen e duhur për të përmbushur misionin dhe jam mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe fjalet e sjellshme. Im atë më ka mësuar të jem i fortë dhe të kujdesem për familjen. Ai më mësonte gjërat përmes shembujve dhe nuk e bënte të dukej si mësim. Ishte mentori dhe modeli im. Sot më la këtë trashëgimi dhe do të bëj të pamundërënpër të cuar përpara vizionin dhe ëndërrat e tij. Unë e familja ime duam ti falenderojmë të gjithë për fjalët e bukura dhe mendimet e dedikuara në këtë moment të vështirë. Më mungon baba, me gjithë zemër”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *