• |
ide | kryesore

4 kg kokainë në bateritë e makinës, kapet mat 46-vjeçari në Kakavijë

Lajme, Të fundit



Në vijim të luftës kundër drogës, policia e Shteti ka goditur një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta në Kakavijë.

Makina ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues 46-vjeçarin Selim Lazaj, banues në Patos, Fier u ndalua për kontroll në Kakavijë.

Duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e makinës, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

4254b921 Af32 4d0d 94c7 Ec410de96d2b

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *