• |
ide | kryesore

Ambicje dhe polemika, ja si synon Griezmann të fitojë Topin e Artë

Sport



Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, që shkaktoi aq polemika për dorëzimin e cmimit Fifa The Best për Luca Modric, nuk ndalet, duke e bërë të qartë strategjinë e tij për të shkuar tek Topi i Artë. “Është absurde të injorosh Francën e futbollistët francezë, unë dua të fitoj Topin e Artë”.

Antoine Griezmann nuk lodhet duke deklaruar synimin e tij të ardhshëm, duke kritikuar modalitetin e dorëzimit të cmimit FIFA Best për Modric, që në finale mundi Cristiano Ronaldo e Mohamed Salah.

Francezi e ka konsideruar të cuditshëm faktin që nuk ishte as ndër finalistët, por shtoi se ishte më i nervozuar sepse asnjë nga shokët e tij të kombëtares nuk ishte aty. “Nuk ishte vetëm për mua. Por për francezët e tjerë, që gjithashtu u injoruan. Nuk isha në gjendje ta kuptoja, për mua ishte surprizë që asnjë kampion bote nuk u mor në konsideratë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *