• |
ide | kryesore

Fifi zbulon ku paguhej më mirë tek Ermali apo tek Luana

Paparazzi, Slider



Në prag të sezonit të ri televiziv, këngëtarja Fifi ishte një ndër personazhet më të përfolura, teksa dyshohej se ishte zënë me Luana Vjollcën dhe nuk ishte më pjesë e emisionit. Por zërat u hodhën poshtë, teksa ajo u shfaq në skenën e “Shiko kush luan” dhe këndoi një prej këngëve të saj.

Ndërsa sezonin e kaluar pasi u largua nga “Xing me Ermalin” dhe u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës, ajo u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune. Madje, edhe në përballjen me Ermal Mamaqin në “Shiko Kush Luan”, ajo i qëndroi besnike deklaratës së parë.

LEXO EDHE: Fifi i bën kërkesë kryeministrit shqiptar live në emision, a do pranojë ai?

Por duket se Fifi ka ndërruar mendje sepse e ftuar në emisionin “Trokit” ditën e djeshme, pasi hodhi poshtë fjalët që ka thënë më parë. Për moderatorin Ermal Peçi, ajo pranoi se në televizionin “Klan” është pagur më shumë sesa në “Top Channel”.

“Me thënë të drejtën tek Ermali jam paguar më mirë”, tha Fifi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *