• |
ide | kryesore

Ariana Grande një këngë falenderuese për të gjithë ish të dashurit e saj

Paparazzi, Slider



Ndarja me të dashurin e saj Mac Miller dhe fejesa e menjëhershme me aktorin Pete Davidson vetëm disa javë më vonë, vdekja e papritur e Miller nga një mbidozë droge dhe ndarja me Davidson dy muaj pas ngjarjes së dhimbshme, e ka bërë këngëtaren epiqendrën e titujve kryesorë.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve të pakëndshme duket se Ariana po e mbledh veten dhe ka vendosur t’u dedikojë një këngë falenderuese gjithë të dashurve të saj, duke përfshirë edhe Big Sean dhe Ricky Alvarez. “Thank you, next”, mban titullin kënga që u publikua disa orë më parë.
“Mendova se do të përfundoja me Sean, por ai nuk ishte një ndeshje…
Shkrova disa këngë për Ricky-n, tani i dëgjoj dhe qesh….
Edhe pothuajse u martova dhe jam shumë mirenjohëse ndaj Pete….
Dëshiroj t’i them faleminderit Malcolm [Mac Miller] sepse ai ishte një engjëll…” –shkruan Ariana në tekstin e saj dedikuar ish të dashurve.

https://youtu.be/QUme0h-uPP4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *