• |
ide | kryesore

MotoGP/ Rrëzimi i Doktorit i dha triumfin Marquez në Sepang

Sport



Triumfi i panumërt në një 2018 të jetuar si dominues. Marc Marquez triumfoi në Sepang (pavarësisht penalitetit në kualifikuese). Numri 93 shfrytëzoi në mënyrën më të mirën dhuratën e Valentino Rossi, që dha ndjesinë se mund të thyente serinë e gjatë pa fitore.

Doktori nisi fuqishëm, duke diktuar ritmin për 16 xhiro në krye të garës, por pastaj rrëshkti atëherë kur nuk duhej, ndoshta më shumë i shqetësuar për spanjollin që po i vinte pas shpine. Për pezarezin, tani mbetet vetëm GP e Valencias për të provuar të heqë shifrën “0” tek fitoret sezonale. Dicka që nuk i ndodhte që në kohët e Ducati.

 

Për Ducati, ai malejzian ishte një Cmim i Madh për tu harruar. Tërheqja e Pirro e vendi i gjashtë zhgënjyes i Dovizioso, ndoshta i surprizuar nga nxehtësia e papritur dhe asnjëherë në lojë për podiumin, kanë fshirë matematikisht shpresat për titullin e konstruktorëve, që shkoi zyrtarisht për Honda.

Konfirmoi momentin e mirë të formës Suzuki, që fa fituar podiumin e tretë radhazi falë vendit të dytë të Alex Rins, që pikërisht në finale befasoi Johann Zarco.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *