• |
ide | kryesore

Plas sherri në spektaklin Miss BumBum, vajzat zihen kush i ka të pasmet më të bukura

Stil



Finalja e garës për Miss Bumbum në Brazil, u shndërrua në kaos pasi njëra nga konkurrentet që humbi vendin e parë, i rrëmbeu fitueses titullin nga duart.

Ellen Santana, 31, që përfaqësonste Roraima-n, mori titullin e lakmuar për të pasmer  më të mira të Brazilit në ceremoninë që u mbajt në Sao Paulo.

Por Aline Uva, 27 vjeç, e cila humbi dhe nuk u rendit as në tre vendet e para, papritmas vrapoi në skenë dhe i rrëmbeu shiritin fitueses duke pretenduar se ishte e vetmja garuese “100% natyrale.

E inatosur në kulm, Uva, e cila i ka të pasmet 110 cm pra 5 cm më të mëdha se fituesja, pretendon se votimi ishte ‘sabotuar’ dhe se ajo duhet të kishte fituar, pasi ishte e vetmja garuese me të pasme që nuk ishin zmadhuar me ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo gjithashtu kishte fituar shumicën e votave publike në prag të finales. Duke folur në prapaskenë, 27-vjeçarja tha:

“ Unë iu binda të gjitha rregullave dhe të pasmet e mia janë të vetmet që janë 100% natyrale. Ia mora shiritin e fituesit, sepse unë jam e vetmja femër që me të vërtetë e meriton titullin.

Të tre femrat që morën më shumë vota janë të gjitha false, të pasmet e tyre janë silikon dhe kjo është një padrejtësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *