• |
ide | kryesore

Po çfarë Milan…? Wenger mohon gjithçka: “Lajm fals”

Sport



Arsene Wenger tek Milan është vetëm një lajm fals. Konfirmimin e ka dhënë vetë tekniku francez për beIN SPORTS, ku ish-trajneri i Arsenal bashkëpunon si komentator në ndeshjet e Champions League. “Nëse do të firmosja në ndonjë vend do ta thosha, por është një lajm i gabuar”, është përgjigjur 69 vjecari francez në studio tv. “Nuk mund ti pushoj zërat, por mund të tregojë vetëm atë që bëj vërtetë. Për momentin jam i përqendruar të bëj mirë për beIN SPORTS e nuk është e lehtë”, ka sqaruar ish-manaxheri i Topcinjve, i përfolur për një të ardhme në pankinën kuqezi.

Pikërisht nga Londra, ekzaktësisht Arsenal, ka mbërritur në Milano administratori i deleguar i Milan, Ivan Gazidis, që do të nisë punën nga 1 dhjetori i këtij viti. Për momentin, Rino Gattuso mund të flejë i qetë. Jo vetëm për tre fitoret radhazi në kampionat, por edhe sepse për Wenger në lojë është edhe Bayern Mynih, tepër i zhgënjyer nga rezultatet e arritura nga Nico Kovac.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *