• |
ide | kryesore

Nga mungesat në sulm, tek ngarkesa psikologjike: këto janë alibitë e Ilir Dajës

Sport



Flamurtari dështon të marrë rezultatin atëherë kur i duhet. Madje edhe më keq akoma, nuk fiton ndeshjet e thjeshta në letër. Ka ndodhur edhe ndaj Luftëtarit, për më tepër në Vlorë, duke hedhur poshtë një mundësi të mirë për ta bërë renditjen të lehtë. Tekniku i vlonjatëve, Ilir Daja, nuk fshihet pas fjalëve, duke gjetur ndoshta problemin, por akoma zgjidhjen. Kjo skuadër nuk e mban presionin e rezultatit…

“Vinim nga rezultate të rëndësishme dhe duhet vetëm të vazhdonim – shpjegoi tekniku Daja. – Nuk e di cfarë ndodh dhe bllokohemi atëherë kur duhet ti japim një rrjedhë tjetër sezonit. Nuk dua të ngarkoj me faj askënd, por skuadra vuan psikologjikisht dhe nuk e mban presionin, kur rezultati kërkohet domosdoshmërisht. Dicka duhet të bëjmë ndryshe”

Mungesat bënë të tyren, aq sa në fund tekniku nuk mund të hidhte në fushë një forcë të freskët në sulm, duke qenë se në pankinë kishte vetëm difensivistë, edhe pse kjo për tekniku nuk është alibi.
“Kishim edhe shumë mungesa, mos harrojmë që Alves ka shkuar tre herë në gol në katër ndeshjet e fundit,- sqaroi tekniku. – Madje zëvendësimin e fundit nuk e bëra sepse në pankinë kasha vetëm katër lojtarë mbrojtës, ose me tipare defensive. Kjo jo për të justifikuar as lojtarët dhe as veten, por janë gjëra që në futboll të kushtëzojnë”.

Vlonjatët, që vinin nga një sukses në transfertë me Kukësin, e kanë shtrirë serinë e rezultateve positive në pesë ndeshje, por ndër to vetëm dy janë fitore. 19 pikë për kuqezinjtë në vendin e gjashtë, por natyrisht më delicate pozita e Luftëtarit në vendin e 8-të me 10 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *