• |
ide | kryesore

Rikthehen “Backstreet Boys”, publikon këngën e re (Video)

Paparazzi, Slider



“Backstreet Boys” grupi legjendar do të rikthehet në skenë. Mëngjesin e së premtes, ata njoftuan se do të nisen në tur gjatë vitit 2019.

Jo vetëm kaq, por ditën e sotme publikuan edhe këngën e tyre më të re me titull “Chances”, të shkruar nga Shawn Mendes dhe Ryan Tedder. Ndërsa albumi i ri me titull “DNA” do të publikohet me datë 25 janar 2019.

“Ky rrugëtim është shumë i rëndësishëm për ne dhe ka kaq shumë gjëra për të bërë. Keni nisur një kapitull të ri dhe jemi shumë të emocionuar.” – u shpreh anëtari i grupit Brian Littrell.

Kevin Richardson, anëtari tjetër i “Backstreet Boys”, u shpreh se kanë arritur që të sjellin në një album të gjithë stilin e tyre ndër vite.

“Këto këngë përfaqësojmë atë çfarë jemi ne si individë, e më pas në grup. Është ADN-ja jonë. Jemi shumë krenarë për këto produksione muzikore” –u shpreh ai.

Për t’ju rikujtuar hitet e djemve, ju përshëndesim me këngët e mëposhtme:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *