• |
ide | kryesore

Lamtumirë…? Mohimi i Drogba është epik

Sport



Vetëm një ditë më parë të gjithë nostalgjikët e ikonave të futbollit janë emocionuar me faktin se një tjetër emblemë do të largohej nga fushat e lojës. Por emocionet kanë shkuar dëm, sepse Didier Drogba i ka mohuar të gjithë zërat dhe ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Pas humbjes në finalen e USL, niveli i dytë i kampionatit amerikan, me Phoenix Rising, të gjithë presnin hapin e lamtumirës së 40 vjecarit nga Bregu i Fildishtë. Madje në media u përhap lajmi dhe doli në skenë e gjitha karriera e çmuar e sulmuesit që bëri epokë.

Përgjigjia, atëherë kur nuk pritej, ka ardhur në rrjetet sociale nga ish-kampioni i Chelsea. Drogba ka postuar një pjesë video nga filmi “The Wolf of Wall Street” në të cilin protagonisti deklaron se “I’m not leaving”: “Nuk po largohem”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *