• |
ide | kryesore

Video / Borussia Dortmund përmbys Bayern Munich dhe hedh një hap të fortë drejt titullit

Sport



Bundesliga duket se ka tashmë një pronar dhe lajmi është se nuk është Bayern Mynih. Në Supersfidën e kampionatit gjerman, Borussia Dortmund ka fituar 3-2 një ndeshje rokambolekse përballë Bayern Munich, duke thelluar jo vetëm në 7 pikë diferencën me kampionët në fuqi në Bundesligës, por me shumë mundësi duke i dhënë edhe goditjen e fundit pankinës së Niko Kovac.

Bavarezët e kishin mbuluar në të gjitha rastet teknikun, por në asnjë skenar të mundshëm durimi i presidentit Hoeness dhe drejtuesve të lartë të Bayern nuk shkon përtej humbjes së ndeshjes direkte me kundërshtarin që fluturon në +7 dhe me moralin e fortë që i jep vetëbesimi.

Skuadra e trajnerit Favre ka dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha në Singal Iduna Park, duke mposhtur bavarezët pas një përmbysje të dyfishtë.

Është dukur se gjërat do të ishin kthyer në “normalitet”, kur në minutën e 26, Leëandoëski kaloi bavarezët në avantazh, në ndeshjen më të rëndësishme të Bundesligës. Karakteri vlen, sidomos në ndeshje të këtij tipi, por duhet 11 metërshi i minutës së 49, që Marco Reus të barazojë rezultatin në Signal Iduna Park. Euforia e Borussia Dortmund nuk zgjati as tre minuta, pasi Robert Lewandowski realizoi golin e dytë për Bayern Munich.

Dy golësh edhe për Marco Reus, që vendosi edhe një herë ekuilibrat me një super gol në minutën e 67′, por më e keqja për Bayern duhet ende të vijë: Borussia Dortmund ka gjetur avantazhin me anë të Paco Alcaser në minutën e 73′.

Pas javës së 11-të Dortmund arrin në 27 pikë në krye të Bundesligës, ndërsa Bayern Munich mbetet në vendin e tretë pas Borussia Mönchengladbach me 20 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *