• |
ide | kryesore

Demichelis: “Van Gaal është i çmendur, njëherë hyri në dhomat e zhveshjes…”

Sport



Ish-mbrojtësi argjentinas Martin Demichelis, në një intervistë për La Nacion ka treguar se trajneri më i komplikuar që ka patur në karrierë ka qenë Louis van Gaal, tek Bayern Mynih. Mbrojtësi, një që në karrierë në fakt ka kaluar shumë trajnerë, ka përcaktuar hollandezin për shkak të sjelljeve të tij të pazakonta: “Kisha një trajner krejt të cmendur: Van Gaal. Ndonjëherë i trajton futbollistët në mënyrë të paarsyeshme. Për shembull, në një ndeshje të cilën po e fitonim 3-0, në pushim të lojës hyri në dhomat e zhveshjes duke goditur me shkelma derën e banjës dhe bërtiti: “Jeni katastrofë”. Në atë moment asistenti i tij ndërhyri ta ndalonte. Ndërsa një ditë erdhi tek unë dhe më tha se po luaja keq ngaqë isha bërë emocionalisht i ‘c’ekuilibruar‘”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *