• |
ide | kryesore

Louis Van Gaal ngre zërin për atë që shumë e mendojnë: “Gjithçka e para përgatitur: Messi duhet ta fitonte Botërorin 2022”

-Instant, Sport
Louis Van Gaal



Louis Van Gaal drejton gishtin nga FIFA dhe e bën në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas ish-trajnerit të Holandës, fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës 2022 në Katar ka qenë e vendosur në tavolinë. “Kur shihni sesi sillet Argjentina dhe si e bëjmë ne… Disa lojtarë argjentinas shkuan shumë përtej normave dhe nuk u penalizuan. Për këtë arsye mendoj se gjithçka ishte e para përgatitur”, deklaroi trajneri i eliminuar nga Albiceleste në çerekfinale të Kupës së Botës.

Louis Van Gaal, duke folur për Nos, rriti dozen e akuzave: “Jam serioz për gjithçka që them. Messi duhej të bëhej kampion bote? Unë me të vërtetë kështu mendoj”.

Lexo më tej: Nga ‘bishti’ Messit i del një ‘bisht’: rrezikon dënimin për fajin e emirit e të Infantinos

Një frazë e thënë hapur nga një figurë e rëndësishme, që me Argjentinën e Pleshtit u përball direkt. Në fakt në atë ndeshje të zgjidhur me penallti, pati disa episode të diskutueshme, gjithnjë në favor të argjentinasve. Akuzat për Pleshtin nuk janë të parat, sepse shumë aludime u ndezën për argjentinasit edhe përpara se të fitonin Kupën e Botës. Në qendër të këtij skenari ishte Lionel Messi, që sipas teorive të konspiracionit, duhet ta fitonte Kupën e Botës me cdo kusht, duke qenë në pjesëmarrjen e tij të fundit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *