• |
ide | kryesore

Edhe “Shqiponja” nën këmbët e Edi Ramës

1, 2, Ide



Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pushtet të pakontrolluar, por nuk kanë as dinjitetin e halabakut më të lodhur të lagjes. Nëse do të kishin sadopak dinjitet nuk do vepronin si hajdutët e natës, që pasi vjedhin pronën (në këtë rast,pronën e publikut), të nxjerrin edhe gjuhën. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do ta shfrytëzonin fuqinë qe u është dhënë për të përqeshur ata që nuk i duan, qofshin edhe pakicë. Nëse do të kishin sadopak dinjitet, nuk do silleshin me simbolin kombëtar më keq se me pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës. Atë pallat e rrëzuan në mënyrë të ligjshme, në prani të mediave, në mes të ditës. Shqiponjën e hoqën paligjshmërisht, pa vendim, pa njoftim, në errësirë të plotë. Sado e shëmtuar të dukej aty, për shijet e një pakice apo edhe shumice, si simbol kombëtar meritonte një trajtim të kujdesshëm edhe në heqje, si ndërtim i ligjshëm meritonte një vendim të ligjshëm për heqjen dhe si një pikë referimi 6 – vjecare meritonte një njoftim për publikun, si dhuratë, meritonte një letër zyrtare për donatorin.
Banditizmi nuk është vetëm mjet për të marrë dhe mbajtur pushtetin, por mesa duket është e gjithë filozofia e Edi Ramës. Sepse kur Enver Hoxha vendosi ta personalizonte këtë vend, e bëri vërtetë sipas vizionit të tij, por iu referua një ideologjie. Ishte mënyra se si ai e lexonte ideologjinë marksiste duke i shtuar edhe leninizmin. E shtetëzoi ekonominë dhe hoqi të drejtën e pronës, ndaloi besimin fetar, vendosi diktaturën e ploretariatit (jo bashkëqeverisjen) në vend të pluralizmit demokratik, ndaloi mediat, lirinë e shprehjes, në bazë të marksizëm-leninizmit dhe sigurisht stalinizmit. Ndërsa Edi Rama po e personalizon këtë vend me filozofinë e tij, me shijet e tij. Ky është jo vetëm më banal, më vulgar e më i shpifur, por edhe më i rrezikshëm në perspektivë.
Edi Rama e harton buxhetin e shtetit me filozofinë e tij për të ndarë paratë me miqtë. Më shumë se 1 miliardë euro në formë investimesh direkte, borxhi të drejtpërdrejtë, apo borxhi të kamufluar si PPP, po i shpërndan nëpër rrugët që ua ka dhënë miqve dhe ortakëve të tij. E personalizon kështu menaxhimin e parave tona, duke e zhytur të ardhmen tonë në një tunel pa drita dhe pa dalje.
Personalizoi shëndetësinë, duke ua shpërndarë shërbimet themelore miqve dhe ortakëve të tij, personalizoi arsimin duke e shndërruar arsimin publik në shërbëtor të bizneseve private që quhen shkolla dhe universitete, privatizoi parlamentin që e shndërroi në strehën e të kërkuarve nga drejtësia.
Prej 5 vjetësh po ndërton qytetet në bazë të shijeve të tij personale. Jo vetëm pa filozofi, por pa projekt, pa studim fizibiliteti dhe pa tendera. Pasi ka bërë qendrat e qyteteve periferike me pllaka majolike që kushtuan qindra milionë euro, u është turrur simboleve kombëtare në Tiranë me filozofinë personale. Stadiumi kombëtar, në vend të një simboli kombëtar, të një vepre – monument kulture, është një përbindësh me bisht, që bishtin e ka më të rëndë se trupi. Simboli tjetër, Teatri Kombëtar po shembet me ligj, ndërsa Shqiponja e vetmuar në periferi, nuk meritonte asnjë vendim. Ky është dënimi që na vjen nga personalizimi që një njeri po i bën një vendi që u takon të paktën 4 milionë shqiptarëve, por që, për shkak të tij, sot mezi mban më pak se gjysmën.
“Kish dënuar Zeusi që në truall të atdheut/ mëria e armikut atij dhunë t ‘i bënte”, shkruante Homeri për Hektorin e Trojës, që u tërhoq zvarrë nga Akili pas vrasjes. Ndërsa Troja e trembur në palcë vetëm shikonte dhunimin e turpshëm që i bëhej luftëtarit – simbol. Të jenë dënuar kështu edhe simbolet tona? Ndërsa shqiptarët e trembur rrinë dhe vështrojnë.

Shkruar për ©Lapsi.al 



7 Comments

  1. Qeke kar komplet,pse kur u vu kjo shqiponje nuk u pyet kerkush ,pse nuk shkrove nje rrjesht ore koqe qe per te mbeshtetur mendimin tend i referohesh grekeve.Ka Fishta plot e perplot me keto karrlliqe qe shkruan.Erdhen greket dhjene,permoren ,shane dhe iken te qete..ku ishe ti o trim ,pse nuk shkove atje dhe ti tregoje patriotizmin tend bashke me Idriz camin?Me siguri ishe ne ndonje qoshe dhe talleshe….

    1. Kur eshte vendosur shqiponja per 100 vjetorin e pavarsise eshte bere me projekt te miratuar. Investimi ishte privat nga nje donator patriot dhe nuk mund te hiqet pa vendimin e keshillit bashkiak dhe ne fshehtesi totale.

  2. Eh mer Enton, atij mulliri i bluan e zagari i gjuan! E ka thene dhe po i permbahet me shume korrektese: nqs do qe shqiptaret te te therresin “babe” ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *