• |
ide | kryesore

Modelet më të paguara për 2018

Paparazzi, Slider



Të gjithë mendojnë se të jesh një modele është një punë e lehtë: ato thjesht hanë shëndetshëm, bëjnë ushtrime gjatë gjithë kohës dhe duken të bukura 24 ore në 7. Por sigurisht që edhe ato hasen me vështirësi. Ama Të jesh e bukur, do të thotë të kesh edhe shumë para. Modelet janë femrat që më së shumti paguhen për punën që bëjnë. Janë pjesë e fushatave gjigande reklamuese, e sfilatave të markave më prestigjoze dhe shpesh bëhen milionere.

Ashley Graham
Modelja oversize e ka filluar rrugëtimin drejt modelingut që në moshën 13 vjeç. Ajo është shfaqur nëpër reklama dhe revista si Vogue, Elle, , Harprs Bazaar dhe kohët e fundit e ka zgjeruar karrierë e saj si modele në Javën e modës në New York ku parakaloi tek sfilata e Moschino. Ashley e cila po jep meszhin nëpër botë që të gjitha femrat janë të bukura fiton 5.5 milion dollar.

Bella Hadid
Bella Hadid është një ndër modelet më të kërkuara dhe një ndër të preferuarat e brendeve sot. Ajo ishte pothuajse në të gjitha sfilatat në muajin e modës dhe ka qenë prezente në qindra kopertina revistash. Bella Hadid fiton 6 milion në vit.

Liu Wen
Modelja aziatike po bëhet një ndër modelet më të suksseshme sot. Që nga ecja e saj në sfilatën e Victoria Secret, ajo po lë gjurmë në industrinë e modelingut. Ajo fiton 6.5 milion dollarë dhe renditet e 8 tek lista e 10 modeleve më të paguara.

Karlie Kloss
Karlie është zbuluar në vitin 2005 dhe qysh atëherë ka paraklauar në sfilatë më të rëndësishme të modës.Që nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka qenë ëngjëlli i Victoria Secret. Ajo së fundmi është martuar dhe është shumë e lumtur bashkë me 9 milion dollar që fiton në vit nga karriera e saj si modele.

 Rosie Huntington
Në vendin e 6 tek lista e 10 modeleve më të paguara qëndron Rosie, e cila numëron plot 9.5 milion dollarë në vit.Ajo ka dominuar në sfilatat e modës për 15 vite dhe sërish vazhdon të jetë një modele e kërkuar. Rosie përvec se ka një linjë të brendshme femrash, ka marrë pjesë edhe në shumë film.

Gigi Hadid
Në vendin e 5 pozicionohet një ndër modelet më të mira të momentit: Gigi Hadid, e cila njësoj si Rosie numëron 9.5 milion dollarë në vit. Ajo ka krijuar emrin e saj dhe ka lënë gjurmë në industrinë e modës. Pas bashkëpunimit të fortë më firmën prestigjoze Tommy Hilfiger, Gigi ka krijuar linjëm e saj të makeupit Maybelline. Gjithashtu është konsideruar edhe si “Gruaja e vitit” për 2017 tek Glamour Awards.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *