• |
ide | kryesore

Gruevski reagon nga arratia: Më kanë kërcënuar me jetë, po kërkoj azil në Hungari!

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka thyer heshtjen. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai bëri me dije se ndodhej në Budapest të Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik.

“Gjatë këtyre ditëve kam marrë kërcënime për jetën. Tashmë jam në Budapest, ku i kam kërkuar autoriteteve hungareze azil politik. Do të ngelem gjithmonë besnik ndaj çështjeve të Maqedonisë. Nuk do të heq kurrë dorë!”, shkruan Gruevski.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se përgjegjësinë duhet ta merr Gjykata, për shkak se nuk caktoi masën e paraburgimit.

Y7u6jhn



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *