• |
ide | kryesore

Mer fund fejesa e Paris Hilton dhe Chris Zylka

Paparazzi, Slider



Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me aktorin amerikan Chris Zylka. Lajmi është bërë i ditur nga “Just Jared”, ku burime pranë tyre njoftojnë se ata hoqën dorë nga martesa dhe tashmë janë fokusuar vetëm tek karriera.

“Ata u ndanë dhe hoqën dorë nga martesa në fillim të muajit nëntor. Marrëdhënia e tyre u bë e padurueshme pas dy vitesh së bashku. Paris do të fokusohet tek marka e saj, ndërsa Chris do t’i rikthehet aktrimit dhe artit” – u shpreh burimi.

Ata u njohën në vitin 2017 dhe dukeshin të pandashëm, duke parakaluar me duart e kapura në tapetin e kuq. Paris dhe Chris u fejuan në fillim të vitit 2018 në Aspen dhe deklaruan se do të organizonin një dasmë madhështore në vjeshtë.

Mirëpo, pak javë më parë njoftuan se ishin shumë të zënë me karrierën dhe nuk e planifikonin dot dasmën për këtë vit, e mesa duket shkak paskan qënë mosmarrëveshjet me tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *