• |
ide | kryesore

Uells/ Sulm homofob kundër ish-kapitenit të kombëtares së rugby, Gareth Thomas

Sport



Ish-kapiteni i kombëtares rugby të Uellsit, Gareth Thomas, ka mbetur viktimë e një sulmi homofob në Cardiff. Thomas, që ka luajtur 100 ndeshje me Uellsin dhe ka qenë kapiten i Lions, ka rrëfyer në 2009, ndërsa ishte ende në aktivitet, se është gay. Sipas ndërtimit të parë të fakteve nga policia, ish-kampioni është sulmuar në kryeqytetin uellsian nga një djalosh 16 vjecar.

Thomas ka publikuar një video në Twitter, në të cilën tregon shenjat e agresionit në anën e majtë të kokës. “Kam mbetur viktimë, në qytetin tim të lindjes, i një krimi të urryeshme për shkak të homoseksualitetit tim”, ka thënë Thomas që në karrierë ka luajtur për Toulouse e Cardiff Blues.

“Dua të falenderoj policinë, që ndërhyri dhe më ndihmoi të bëhet drejtësi ndaj personave që bën këtë”, shtoi ai. “Ka shumë njerëz aty jashtë që duan të na bëjnë keq. Por fatkeqësisht për ta, ka akoma më shumë njerëz që duan të na ndihmojnë. Ndaj shpresoj që ky të jetë mesazh pozitiv”, ka përfunduar sportisti uellsian. Thomas, që është tërhequr nga rugby në 2011, është impenjuar në fushata të ndryshme mbi të drejtat e homoseksualëve




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *