• |
ide | kryesore

Armë pa leje e municione në banesë, pranga 41-vjeçarit (FOTO)

Lajme, Të fundit



Nje 41-vjecar u arrestua nga policia, pasi iu gjet në banesë një armë pa leje dhe munucione.

Bëhet fjalë për shtetasin Altin Mera, banues në fshatin Katund i Ri.

NJOFTIMI 

Mbante armë zjarri pa leje dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma zjarrit tip automatik dhe 950 copë fishek.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Altin Mera, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër (i dënuar më parë për plagosje e lehtë).

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej 950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik model 56, dhe sasisa e municionit.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *