• |
ide | kryesore

FMN: Të anulohet ulja e taksave, kujdes me koncesionet

Lajme, Të fundit



Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi dje qeverisë të heqë dorë nga ulja e taksave dhe përjashtimet, madje të anulojë edhe ato që tashmë janë miratuar.

Deklarata u bë nga përfaqësuesi i misionit të FMN, Jan Kees Martijn, në mbyllje të vizitës në Shqipëri për diskutimet konsultuese vjetore sipas nenit IV. “Duke pasur parasysh mungesën e hapësirës fiskale, i nxisim fort autoritetet të mos shtojnë ulje, përjashtime apo trajtime preferenciale tatimore ad hoc dhe të konsiderojnë anulimin e atyre të miratuara tashmë. Ato e bëjnë më të komplikuar dhe më pak të parashikueshëm sistemin tatimor, çka cenon si klimën e investimeve, ashtu edhe mbledhjen e tatimeve. 

Gjithashtu, e mirëpresim progresin e reformës së taksës mbi pasurinë e paluajtshme dhe fillimin e pritur të kadastrës fiskale në janar 2019. të vlerësimit Fuqizimi i mëtejshëm i bazës së të dhënave dhe i metodikave do të jenë të rëndësishme për ta rritur transparencën dhe për ta mbështetur vënien në zbatim të këtij sistemi nga autoritetet tatimore vendore”, u shpreh përfaqësuesi i misionit të FMN-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se kontratat e shumta koncesionare kanë rritur riskun fiskal dhe për këtë qeveria duhet të rrisë kapacitet të tjera për investimet.

“Rritja e shpejtë e Partneriteteve Publike Private (PPP) i ka rritur risqet fiskale, çka kërkon përmirësime të tjera shtesë në kuadrin për investimet publike. Është thelbësore të fuqizohet planifikimi dhe realizimi i investimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfshirë qeverisjen vendore dhe qendrore, si edhe ndërmarrjet shtetërore dhe të shumëfishohen përpjekjet në drejtim të arritjes së maksimizimit të vlerës. Brenda investimeve publike, stoku i PPP-ve është duke u zgjeruar.

Relacioni i buxhetit 2019, përveç stokut aktual të PPP-ve prej 31 për qind të PBB-së (nga të cilat rreth 23 për qind të PBB-së koncesione në sektorin e energjisë), paraqet projekte potenciale PPP-sh të kufizuara në 15 pikë përqindje”, thuhet në deklaratën e FMN-së. Ndërkombëtarët vlerësuan rritjen ekonomike të vendit, por rekomanduan rritje të qëndrueshme me qëllim uljen e emigracionit.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka ndjekur prirjen rritëse vitet e fundit, ndërkohë që vendi ka përfituar nga reformat e zbatuara dhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të saj tregtarë europianë. Në të njëjtën kohë, mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe që të dobësojë shtysat për emigracion”, thuhet në deklaratë. /panorama



3 Comments

  1. FMN se pari duhette kete primare stabilitetin e ligjeve qe te fiksohen njehere e pergjithmon me 140 deputet. Me te pa ndryshueshme se kushtetuta duhet te jene ligjet per pronen, taksa tatime dhe pensionet. Ky duhet te jete neni pare i marveshjeve te FMN-se. A ju vjen turp qe lejuat qe per tre muaj te vendoset 5% tatimi per transaksionet pasurore pastaj te behet 15% per popullin. A keni turp qe perfshiheni vetem sipas valixheve qe ju japin pusht tetaret? Zhdukuni nga ky vend FMN se i kena ra ne qafe kot Sudes

  2. FMN eshte nje mashë ne duart e te paudheve ndaj vendeve qyqare,,,, dhe Shqiperia eshte e tillë,,, kjo duhet kujtuar sa here qe i shikon te bejne viziten e radhës.

  3. Opozita dhe saliu bashke me lulin thone qe taksat jane rritur,fmn thote mos ulni taksat,kush thote te verteten,pse opozita nuk sulmon fmn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *