• |
ide | kryesore

Plas sherri në koncertin e rivalit të Drake në Toronto, fansat e gjuajnë me… (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Ndërsa Pusha T po performonte në sallën e muzikës Danforth për shfaqjen e tij të parë në qytetin e Drake, që nga fillimi i zënkave të tyre të famshme, fansat nisën ta gjuanin me pije atë.

Fansat e zemëruar thuhet se bërtitnin për Drake-un kur filluan të sulmonin. “The Blast” shkruan se ka zëra që Drake të ketë blerë 200 bileta për të krijuar grindjen.

Ata e lagën me birrë dhe ujë Pusha T, teksa ai po këndonte hitet më të mëdha. Njerëzit u përpoqën të hynin në skenë për ta goditur, por rojet e sigurisë arritën të mbronin reperin.

Më pas, u rikthye për të dhënë një mesazh. “Ky zezak paguan disa zezakë për të hedhur birrë tek unë. Çfarë është kjo?!”, tha Pusha T.Ndonëse nuk e përmendi emrin e Drake, u nënkuptua që Pusha T i drejtohej atij. Mediat e huaja raportuan se i gjithë sulmi u shkaktua pasi ai performoi këngën “The Story of Adidon”, që është diss për Drake.

Lufta mes tyre duket se nuk do të marrë fund dhe kjo mund të ketë qenë një hakmarrje nga ana e Drake, sekreti i të cilit (që ka një fëmijë) u zbulua nga Pusha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *