• |
ide | kryesore

“Unaza e Re”/ Gjiknuri: S’ka prishje pa dalë VKM-ja për shpronësim

Lajme, Të fundit



Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi se nuk do të ketë prishje banesash tek zona e Astirit në Unazë të Re, pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve.

Ai e cilësoi segmentin e “Unazës së Re” si një aortë që i shërben të gjithë Shqipërisë. Gjiknuri iu bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

“Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet”, tha ministri.

Projekti i “Unazës së Re” prej ditësh është bërë kryefjalë e politikës dhe e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë me ngulm të shpronësohen me vlerën e tregut.

Dëmshpërblim 100% për banorët e Astirit/ Rama: Jo. Zaptuan pronën e përbashkët 



3 Comments

  1. Keta e bejne per te coroditur njerzit ,ku te fillojne sa me shpejt ti percajne, nje demshperble, dhjete jo dhe per te qetesuar banoret per te mos dale ne protesta .po do i hane pabesisht

    1. ””Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet”””

      Shpronesim do te thote kur ti ke prone ( pra objektet e legalizuara ) . Pra vetem pasi objektet e legalizuara do marrin leket per aq sa i takon do fillojne shembjet.

      Per te tjeret qe nuk i kane legalizuar pronat , le te ngrohen ne diell. Le te shkojne ti fusi lali Eri tek skema e familjeve ne nevoje ( 3 vjet qira e paguar , Credi me interesa te buta si te pastrehe dhe disa avantazhe te tjera ekonomike te vogla)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *