• |
ide | kryesore

Flamurtari-Partizani luhet edhe në telefona: Batha tregon mesazhet e dërguara Trashit

F1, Sport



Partizani është një nga ato skuadra që e bën të thjeshtë karikimin, për të gjithë kundërshtarit, por në vigjilje të sfidës në Vlorë me Flamurtarin, për mesfushorin Idriz Batha është një motiv më shumë, duke qenë se luan kundër të shkuarës. Tek Partizani ka sigurisht një lidhje emocionale e shumë miq, por ngacmimet përvecse miqësore janë edhe ironike….

Flamurtari-Partizani ka nisur të luhet në telefonat e protaginistëve përpara se të luhet në fushë. Kujtime të bukura, por edhe inat për mënyrën se si u ndanë gjërat në fund: numri 10 nuk përdor lojëra fjalësh dhe nxeh sfidën që në vigjilje, duke treguar edhe mesazhet ngacmuese me lojtarët e Partizanit, e në vecanti Lorenc Trashin, me të cilin ka një miqësi të vjetër.

“Për të ngacmuar rreth ndeshjeve, nuk është se ngacmohemi shumë. Por, me Trashin dhe Alban Hoxhën që flasim më shpesh, hedhim ndonjë batutë, por rreth punës nuk bëjmë shaka të tilla. Kur ishte pushim javën që shkoi, Trashi më pyeti që si do dalë kjo ndeshje, pra Flamurtari-Partizani. Unë i thashë Trashit që këtë javë që është pushim fitoni ju, ndërsa javën tjetër fitojmë ne” përfundoi Batha në konferencë për shtyp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *