• |
ide | kryesore

Video/ Gabuan në rastin e golit, Xhika e Atanda nën akuzë. Gega: “Nuk e humbi portieri ndeshjen”

Sport, Video



Një gol pas vetëm nëntë minutash lojë dhe një humbje që mund ta rrëzojë Partizanin nga vendi i parë. Pa Alban Hoxhën të dëmtuar nuk mund të ishte njësoj dhe Xhika ka peshën e tij në rastin e golit të Tomislav Busic. Një vendosje e gabuar e portierit të dytë të të Kuqve i ka dhënë mundësinë goditjes së fortë, por qendrore të kroatit, të kalojë vijën e portës.

“Duhet të kishte bërë një performancë më të mirë Xhika – tha tekniku Skënder Gega pas ndeshjes -, por nuk është asnjëri perfekt. Nuk ishte Xhika që e humbi ndeshjen, e humbi gjithë ekipi”.

E në fakt, nuk është vetëm gabimi i portierit, sepse edhe qendërmbrojtësi nigerian Atanda ka humbur kohën dhe duelin me shtatlartin kroat, në krosimin milimetrik të Kale. “Atanda e nisi me gabim – tha tekniku kryeqytetas -. E kisha këshilluar të kishte kujdes. U përmirësua në pjesën e dytë, por i tillë është futbolli. Atanda dhe Belica janë pika të forta. Gabojnë si të gjithë të tjerët”.

Gega ka mbrojtur lojtarët, duke marrë përgjegjsitë mbi vete, por në fakt, në një ndeshje të ekuilibruar vendosin gjithnjë episodet dhe këtë herë ishin në disfavor të Partizanit edhe sepse në portë mungonte kapiteni…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *